Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të sulmosh kundërshtarin tënd politik është aq e shenjtë sa mund të justifikojë etiketimin “autik”-manual nga Alket Hyseni

Të sulmosh kundërshtarin tënd politik është aq e shenjtë sa mund të justifikojë etiketimin “autik”-manual nga Alket Hyseni
November 20
16:07 2018

Nga Kejvin Kalo

Kështu i drejtohej deputeti Hyseni ish kryeministrit Sali Berisha në një pjesë të postimit të tij në Facebook. Pikërish këto fjalë sollën një reagim masiv në rrjetet sociale, për shkak se fjala autik qartësisht është përdorur për të ofenduar ish kreun e PD-së, për sa i përket zgjedhjeve të tij në politikë dhe aftësive në drejtimin e vendit.

Nuk ka rëndësi nëse “autik” është përdorur si figurë letrare, cdo përdorim i saj në konotacion negativ është ofendues. As justifikimi i deputetit që ky rast është i njejtë me përdorimi i fjalës “kancer” nuk vlen, pasi ajo është sëmundje që shkatërron organizmin ndërsa autizmi është një gjendje që dikush e ka që në lindje dhe që jeton me të gjatë gjithë jetës, një gjë që e bën dikë special por që me përpjekje nga ai vetë e nga të gjithë është e mundshme që të jetë i njejtë me të tjerët.

Pikërisht këto përpjekje janë shtuar shumë vitet e fundit, jo vetëm nëpër botë por edhe në Shqipëri, ku psikologë, doktorë, prindër, aktivistë dhe profesionistë luftojnë  që diagnostikimi i fëmijëve më autizëm të bëhet sa më herët dhe të gjithë së bashku përpiqen që ata të marrin përkushtimin dhe trajtimin që meritojnë. Hapa të mëdhenj janë bërë në këto përpjekje dhe vazhdojnë të bëhen, edhe ndërgjegjësimi i njerëzve ka ecur shumë përpara. Por mesa duket jo i një deputeteti, përfaqësues i mijëra njerëzve i cili në mes të një hartimi të mbushur me figura letrate boshe dhe ku është përpjekur në maksimum që ti bëjë të tjerët të besojnë se lexon dhe njeh Rigoleton, dështon në atë që është më e rëndësishme, të qënit njerëzor. Më e bukura është se ironikisht kur ky lajm përhapej online, në komisionin e arsimit diskutohej se çfarë mund të bëhej më shumë që të gjithë fëmijët, pavarësisht çdo gjëjë të marrin arsim dhe trajtim njësoj.

Gjithsesi Alket Hyseni, pavarësisht reagimeve nga figura publike, politikanë dhe qindra njerëzve të thjeshtë në rrjetet sociale, jo vetëm që nuk ka kërkuar ende ndjesë publike por as nuk e ka hequr statusin e tij, thjesht ka zëvendësuar fjalën “autik” me “i cartur’. Në Bullgari zëvendës-kryeministri në një rast të ngjashëm, ku për të fyer një kundërshtar përdori fjalën “handikapat” dha dorëheqjen, Por mesa duket ky nuk do të jetë rasti i anëtarit të Partisë Socialiste i cili më të rëndësishme ka të sulmojë Sali Berishën se sa të jetë minimalisht korrekt më shprehjet që përdor. Edhe nëse ndonjë deklaratë falje apo dorëheqja e tij vjen në orët në vazhdim nuk vlen, se fundja siç ka thënë dhe kryeministri politika është një lojë shahu, kështu që nëse vonohesh pak në lëvizje të kushton lojën, ndërsa për të qen dinjitoz nuk ka një kohë të duhur, ose je ose nuk je. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje