Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Të shkollohesh”, një luks për të vuajturin nga mendtë!

“Të shkollohesh”, një luks për të vuajturin nga mendtë!
April 11
11:49 2016

 

I shohim përditë, madje janë aq konkretë sa edhe mund t’i prekim e t’u japim dorën duke u thënë: “Po shef, ashtu siç ju urdhëruat”! A ju ndodh edhe juve ndonjëherë të merrni urdhrat e një injoranti me dy universitete? Apo t’i jepni dorën mikut tuaj me diploma shumë, që të “thyen” kokën me lekë? Eh, ndoshta edhe ju do e njihni minimumi një të tillë!
Hedh sytë kudo dhe shoh shumë “dele”, që rrjnë bankave të universitetit shtetëror me laps e letër në duar, që rrinë net pa gjumë për të merituar një karton “mbeturinash” me po të njëjtën pamje si ajo që kanë edhe disa zotërinj. Ah, i shkreti unë dhe ti! Sa keq më vjen për ato ditë dimri të ftohta që i kaloja në auditor! Sa keq më vjen për gjithë ata të dashur që nuk i njoha kur këta filanët njihnin “Folien” me shokë. Zgjodha të punoja unë, por pse? Për ata libra që dikush na kishte detyruar t’i merrnim me nënshkrim. Ndiej turp, turp dhe vrer për inteligjencën time! Ndiej aq zili për injorancën dhe dinakërinë! E si nuk i bëra edhe unë ca shokë lastarë të palestruar por ngela te kravatat! Do t’i kisha koleksionuar nja dy a tre kartonë deri tani që jam 25 vjeçe. Do isha rregulluar edhe unë tek-tuk në ndonjë ministri, e në mos atje,  një biçim kostumi do ma kishin veshur. Eh sa tituj do kisha, sa për gjithë dynjanë, madje do t’i “lëshoja dhe me qira”. Kështu fillojnë edhe të tjerët të shohin ndryshe, të flasin ndryshe, do t’i që edhe sikur të dashurojnë ndryshe kur je i tillë! Luksi i madh duhet, duhen edhe gazrat për hundët që ndonjëherë u ngjisin dhe emra të tjerë: parfum i quajnë më duket. Po, po, parfum.
Eh, Shqipëria ime e dashur, paske më shumë të ditur nga ç’mund të mbash! Kështu je ti sot, e ditur, me botë, ku, si thotë edhe Molieri, edhe i sëmuri për mend të del me tre universitete.

Shperndaje