Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Të dashurosh një burrë të martuar”… Për këtë fajin nuk e ka Enca dhe gratë nëpër botë, e kanë pikërisht ata: BURRAT!

“Të dashurosh një burrë të martuar”… Për këtë fajin nuk e ka Enca dhe gratë nëpër botë, e kanë pikërisht ata: BURRAT!
March 25
11:31 2018

Enca sapo ka publikuar këngën e saj më të re “Dua” fabula e së cilës është: “dashuria për një burrë të martuar”.

Kjo gjë u komentua gjatë në rrjetet sociale dhe “e përdala” doli Enca, sepse ajo mori burrin e dikujt tjetër. Theksojmë se Enca është “single” dhe nuk ja ka marrë burrin askujt, por  i këndon një  fenomeni i cili na prek të gjithave sot. Në mos burrin, të dashurin ka ndodhur t’ja marrim dikujt apo të na i marrin. Ky është një zinxhir ku njerëzit lëndojnë njëri tjetrin për të patur personin që duan.

Nisur nga kënga “Dua” dhe nga fenomeni që përballemi në realitet dua të them:

“Kurva nuk është Enca, as gratë e tjera, kurva është pikërisht ai: “BURRI”.

Pa ofenduar apo prekur askënd në veçanti qënien mashkullore e quaj të tillë sepse faji mbetet vetëm mbi të. Dashuria është e fortë dhe ndonjëherë nuk llogarit me çfarë duhet të përballesh. Për këtë nuk kanë faj vajzat që dashurohen pas dikujt, pasi dashuria nuk është “faj”. Faji është i tij që mban një grua në shtëpi dhe një tjetër për qejf. Ai shkon “lule më lule” vetëm për të kënaqur epshet mashkullore e në fund të ditës për tu ndjerë mirë.

Rëndom përballemi me burra të martuar, të cilët duan thjesht qejf e kthehen sërish në shtëpi. Pa llogaritur se dikush tjetër fle vet dhe pret atë. Ai bën aventurë duke i premtuar dashuri ndërsa ajo vërtetë e dashuron.  Është pikërisht ky burrë i martuar që bën premtime boshe: “Do lë gruan, do jemi bashkë!”, por kjo ndodh rrallëherë ose asnjëherë, pasi atyre ju duhet në shtëpi një grua e përkushtuar që ti lajë e hekurosë, e në anën tjetër ju duhet një vajzë çapkëne që të argëtohen.

Por nuk duhet të harrojmë as faktin se shpeshherë ai di shume mire si ta mbajë sekret që është i martuar dhe e dashura në këtë rast kthehet në një viktimë të atij burri të pangopur. Pra, ai nuk jep zgjidhje sepse do ti ketë të dyja!

Është ai shkaktari i sherreve mes grave me njëra tjetrën, siç shohim të ndodhin kudo. Madje për këta burra tradhëtarë janë rrahur e janë vrarë vajza e gra. Më pas ato tregohen me gisht e ngelen “me njollë në biografi”, ndërsa ai njihet si “Don Zhuan”. E ka për mburrje të quhet i tillë, por nuk e kupton që vjen një moment ku duhet të heqi dorë nga ky rol.

Ai nuk e kupton se në këtë mënyrë po shkatërron tre jetë: të bashkëshortes, të tijën dhe të të dashurës. Askush prej tyre nuk është i lumtur dhe këtë gjë e solli pikërisht ai me bëmat e tij.

Jemi të tejngopura nga mashtrimet dhe tradhëtitë pasi edhe në qoftë se nuk i kemi provuar i kemi dëgjuar, kështu që për ty i dashur burrë, fajtori më i madh, unë kam vetëm dy fjalë:

Kur vendos të marrësh një grua në shtëpi, mos kërko më të kesh dikë tjetër. Ti e mbylle jetën tënde lejo dhe vajzën (të dashurën) që të krijojë jetën e saj.

Nëse ti thua se je bërë pishman për martesën, pasi nuk është aspak e lumtur apo ti dashuron dikë tjetër, atëherë duhet të gjesh një rrugë të mesme: Kur nuk dashuron apo dëshiron më gruan tënde, lëre të lirë dhe merr tjetrën…

Mos e shkatërro familjen ose nëse nuk di ta mbash atë mos e krijo një të tillë.

Nuk ka faj gruaja apo fëmija se ti do të livadhisësh e ti marrësh erë çdo luleje që sheh, por fajin nuk e ka as lulja ( e dashura), e cila ra në dashuri me ty dhe premtimet e tua të kota.

Pas kësaj, të lutem mos u justifiko me faktin se kështu janë burrat, sepse burrat e vërtetë nuk janë kështu si ty!”/Blitz.al/

Nga Kilda Hysenbegasi

Komento
Shperndaje