Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si ishte gruaja Paione ?! – nga Marin Mema

Si ishte gruaja Paione ?! – nga Marin Mema
February 15
14:48 2018

Një nga përshkrimet më interesantë për Ilirët e sjell në veprën e tij Historia, ai që njihet si babai i historisë botërore Herodoti. Teksa përshkruan kalimin e mbretit të Persisë Darit në një territor ku jetonin Paionët , ai jep edhe pamjen e një gruaje ilire që mahniti prijësin e madh. Gruaja e bukur siç përshkruan Herodoti mbante një shtamë në kokë, tërhiqe një kal për kapistalli , të cilin e kishte lidhur pas krahut dhe njëkohësisht tirrte edhe li.

Mesaduket kjo grua e hijshme , por që i kushtohej edhe shtëpisë sipas Herodotit e habiti Darin, sepse të tilla në Persi , por edhe në zonat e tjera të Azisë nuk shikoje. Për të kuptuar se çfare do të bënte gruaja Ilire, ai urdhëeroi disa ushtarë të tijët ta ndiqnin.  Siç shkruhet më tej në veprën “Historia”, ajo u ndal në buzë të lumit ku mbushi shtamën me ujë , I dha kalit të pijë dhe u drejtua sërisht për nga kishte ardhur.

Mbreti i Persisë urdhëroi rojet t’ja silnin këtë grua ilire, por bashkë më të erdhën edhe vëllezërit e saj të cilët kishin parë gjithçka. Kur Dari i pyeti për vendin e tyre, ata u përgjigjën me krenari se ishin Paionë me prejardhje Teukrase dhe koloni e Trojanëve. Dari thotë Herodoti kërkoi të dinte më shume për zakonet e grave të tyre ndaj edhe i pyeti nëse ishin të gjitha të tilla si ajo që e kish tërhequr aq shumë. Vëllezërit u përgjigjën pa peshuar se këto ishin traditat e mbartura , se gratë ishin puntore ashtu si motra e tyre.

I gjithë ky përshkrim në fakt lidhet me statusin që kishte gruaja Ilire në lashtësi. Ajo ishte shumë herë me e lirë dhe ndryshe nga ato greke e jo vetëm siç tregon rasti konkret , kishte të drejtë të shkonte krah bashkëshortit të saj edhe në bankete të ndryshme ku konsumohej alkol. Në shoqëri të tjera kjo ishte e palejueshme dhe konsiderohej si e drejtë vetëm e burrave. Nëse gratë e thyenin , pra shkonin në bankete të tilla krah bashkëshortëve , dënoheshin deri edhe me vdekje.  Por kjo nuk funksiononte në Iliri, ku gjithçka ishte më e hapur, të paktën nëse i referohesh fakteve historike që sjellin autorë të ndryshëm. Dy grekët Atheneu e Theompopi e paraqisnin pjesmarrjen e gruas Ilire si shenjë degradimi të kësaj shoqërie  kur në fakt tregonte një emancipimin shumë të madh për kohës, aq sa ndoshta nuk e gjejmë as sot.

 

 

Komento
Shperndaje