Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Si e shohin serbët vetëveten…?!“ – nga Marin Mema

“Si e shohin serbët vetëveten…?!“ – nga Marin Mema
December 03
13:35 2017

Nga:Marin Mema

Si e shohin serbët historinë e qytetit të Justiniana Primas të ngritur nga perandori Ilir i Bizantit, Justiniani i parë? Më poshtë sqarimi i autoriteteve përkatëse në hyrje të sitit arkeologjik që ndodhet rreth 70 kilometra nga qyteti i Nishit. Ajo që bie në sy është fakti se serbët pranojnë se janë të ardhur vonë në rajon siç edhe dëshmon historia e vërtetë, por jo vetëm kaq. Mbi të gjitha, ata konfirmojnë edhe vetë se dyndjet sllave kanë qenë shkatërrimtare për civilizimet e mëhershme autoktone siç ishin Ilirët. Pra kur njëra palë prej shekujsh ngrinte qytete në të gjithë Ilirinë, apo nxirrte figura që drejtuan Romën e Lashtë e Perandorinë Bizantine, pala tjetër ende nuk kishte ardhur. E atëherë kur u duk në këto territore e bëri për të shkatërruar qytetërime. Më tej shkrimi i shkëputur nga tabela reklamuese në hyrje të qytetit të Justinianës mbetur sot në shtetin serb.

“Qyteti u ngrit “nga hiçi” në gjysmën e parë të shekullit të 6-të, në pjesën veriperëndimore të provincës së Dakisë Mesdhetare, pranë kufirit me Dardaninë. Ajo u ndërtua mbi themele shkëmbore të gjata dhe të ngritura, ku përfshiheshin tre segmente: Akropoli, Qyteti i Sipërm dhe Qyteti i Poshtëm, të rrethuar nga tre radhë fortifikimi, të ndërtuara me gurë dhe tulla. Roli i zonës së fortifikuar, që mbulonte rreth 8 hektarë, ishte mbrojtja e ndërtesave dhe objekteve publike të institucioneve kryesore shtetërore, si Kisha dhe Ushtria. Një periferi e gjerë me punëtori shtrihej përreth bërthamës urbane.

Rrënojat e qytetit mendohet të jenë mbetjet e qendrës së dikurshme të rëndësishme rajonale, Justiniana Prima. Ky metropol u ndërtua nga perandori Justinian I (527-565), ideja e të cilit në nder të vendlindjes së tij. Sipas planeve të perandorit, qyteti ishte i destinuar të bëhej selia e prefektit të Ilirikut. Në fillim të shekullit të 7-të, disa dekada pas themelimit të saj, qyteti i Justinianit u braktis për shkak të inkursioneve sllave dhe fundit të sundimit bizantin në pothuajse të gjithë Ilirinë.” /Blitz.al/

Shperndaje