Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Shqiptari i dikurshëm sipas të huajve” – nga Marin Mema

“Shqiptari i dikurshëm sipas të huajve” – nga Marin Mema
October 09
22:39 2017

Nga: Marin Mema

Félix de Beaujour : ‘’Me malet e saj Shqipëria i ngjan Zvicrës dhe mbrohet më mire nga natyra se sa nga armët’’

Sir Henry Holland : ‘’Unë duhet të tërheq vëmendjen kur shqyrtoj këtë pikë historike të origjinës së shqiptarëve si të vendosur të hershëm; e si të tillë, si për të shtuar interesin për të shqyrtuar një popull që e ka prejardhjen prej kohërave të lashta, me pak ndryshime në gjendjen e zakonet e tyre të jetës në  krahasim me ndonjë komunitet tjetër në Europë’’.

Lord Byron:”Shqiptarët me kostumet e tyre përbëjnë imazhim më befasues në botë… Shqiptarët janë raca humane më e bukur që ekziston, heronj të fuqishëm më të fortë se kështjellat e tyre.”

Henry Noel Brailsford: “Ata janë mbinjerëzorët e Niçes, këta shqiptarë primitivë – diçka midis mbretërve dhe tigrave.”

Prof. Barbara Jelaviç: “Origjina etnike e maqedonasve të lashtë, sipas të gjitha gjasave, është ilire edhe pse në atë kohë familjet e pasura ishin nën ndikimin e grekëve të lashtë.”

Cyprien Robert : “Mënyra e jetesës e shqiptarëve i bën ata të jenë të fortë nga karakteri e të pandjeshëm ndaj natyrës dhe ndërrimit të stinëve. Ajo që i jep fund jetës së tyre është gjithnjë sëmundja që kanë patur gjithnjë. Kanë mungesën më të madhe të interesit për mjekësinë”.

Straboni : ‘’I gjithe bregdeti i Ilirisë është me shumë limane të mira si në bregdetin e gjatë ashtu edhe në Ishujt e afërm, kurse përkundrazi ana e Italisë përballë s’ka limane. Gjithashtu i ngrohtë dhe frytdhënës është ky vend , se është plot me ullishta dhe me vreshta të mira’’

Evliya çelebi : “Ata kanë sjellje shumë të mira…ata kanë gjymtyrë argjendi e fytyra trëndafili; gjuha e tyre është gjuhë e këndshme të cilën ata e flasin me përulje e mirësjellje kur i drejtohen me nderim njeri tjetrit”.

Justin Godart : “Shqipëria është e bukur. Lashtësia ka mbjellë në tokën e saj mbetjet e shumë qytetërimeve. I sheh të flenë nën zambakët e egër apo lartojnë mbi shkëmbishta kullat e çallatuara të kështjellave. Shqipëria është vendi i përrenjve të rrëmbyeshëm, i grykave të thella, i pyjeve të dendur, i fushave gjithë butësirë dhe i liqeneve malore. Banorët e saj janë mikpritës dhe çobani i dhuron të huajit kalimtar kos e bukë misri me një dinjitet e mirësjellje prej njeriu që ndihet gjithnjë i lirë.”

Taçiti: “Ilirët janë një popull i fuqishëm, me sy të errët, të matur, guximtarë, kryelartë që nxjerr ushtarë të mirë”.

Cyprien Robert: “ Shqiptari ka sy të vegjël, të sheh drejt në sy,vetulla të holla,hundë të mrehtë,kokë të zgjatur,ballin e sheshtë,qafën tepër të  gjatë,gjoks të bëshëm,pjesa tjetër e trupit e imët dhe nervoze..mjaft i shkathët,ai ka në qasjet dhe në sjelljet e tij pamjen pak aktoriale të një atleti të antikitetit”

Édouard Schneider : “Duke kërkuar etimologjinë e fjalës Pellazg shohim se Grekët quanin me këtë fjalë banorët e detit te hapur .Shqiptarët me gjuhën e tyre e përkthejnë këtë fjalë me banorë ose njerëz të maleve,të Pelé për pylha pyll dhe gjin,burra,njerëz.Pellazgët ishin pra Pylhagjin ku Pelasgus,Pellazg,banorê të pyjeve,do me thënë,njeriu që i ka paraprirë banorit të shpellave,Troglodyte”

Louis Benloew : “Paraardhësit e Skiptar kanë mbajtur një vend të rendësishëm në mesin e banorêve të parê të gadishullit të Ballkanit.Gjuha shkipe duhet të jetë folur nga të gjithë popujt ose ajo ka lënë gjurmë të kalimit të saj nder ta”

Alexandre Dumas : “Kisha përpara meje,ashtu siç i kish pikturuar poeti,kodrat e egra të Shqipërisë,shkembinjtë e zinj të Soulit,kurorën e Pindit gjysëm të mbuluar me mjegulle,të lagur nga perrenj debore dhe të kurrorëzuar nga ngjyra te purpura të përziera me linja të errta”

Albert Dumont : “Veç në Shqiperi mund të kërkosh shpjegimin e kostumeve më të vjetra helenike”

Edward Lear : “Në Thesproti përfshihen udhëtimet nga Lelova deri në majat e Sulit, më tej ndalova në Artë, natyra ime melankolike s’kishte se si mos të ndikohej nga cicërimat e zogjve, flladi i freskët na shoqëronte ngado, dhe e theksoj që shumë pak vende në Shqipëri mund të krahasoheshin me Artën. Në pjesën e tokës kënetore vështroja lejlekë pa fund që përngjanin sikur kishin veshur fustanella të bardha, foletë e tyre të ndërtuara mbi kulmet e çative krijonin një arkitekturë përrallore. Arta rrethohej nga kopshte të bukura pemësh frutore, ku në shkallë të gjerë furnizonin me fruta e perime tregjet e tej mbushura të Janinës e Çamërisë”

Nopça “Sipas besimit pagan shqiptarët nderonin Diellin, duke iu falur majave të malit

Idro Montanelli :“ Malësori i veriut është burrë fizikisht i bukur, i bukur pa spitullime: shtatlartë, i prerë në tiparet e gjalla, mashkullor në të gjitha shprehjet e tij, i drejtpërdrejtë; insktinkti dhe veprimi i shkrehen thuajse njëkohësisht pa diafragmën e të menduarit. Është burrë i ashpër, shkëmbor, i dalluar vetëm paksa nga flora dhe nga fauna që e rrethojnë. I vobegtë shumë dhe zotëri i madh, ka një prerje të vetën gjithë hijeshi, një denjësi edhe fizike të pacenuar aspak prej varfërisë së petkave të tij dhe prej përkorjes së jetës që çon. Për nga tradita është blegtor, ndërsa për nga instinkti dhe nga natyra, fjalëpak“

Skymni : “Pastaj vjen Iliria , një tokë e gjatë me shumë popuj brënda. Thonë se popullësia e saj është shumë e madhe; nga këta popuj disa banojnë në viset e brëndshme, duke lëruar tokën, disa të tjerë anës detit Adriatik. Thonë se këta i nderojnë shumë perënditë , se janë shumë të drejtë dhe mikëpritës, se e duan jetën shoqërore  dhe janë të shtënë pas një jete shumë të hijshme”

/Blitz.al/

 

 

Shperndaje