Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqiptarë të Kosovës, të na falni por shteti ynë nuk e di çfarë bën…

Shqiptarë të Kosovës, të na falni por shteti ynë nuk e di çfarë bën…
March 28
17:36 2018

Tashmë taksat janë bërë një term i përditshëm gjatë këtyre viteve. dhe duket se ne shqiptarët po mësohemi me këtë gjë. Por a e dini se çfarë do të thotë për një familje shqiptare që rrogën e ka minimale pothuajse gjysma e lekëvë të shkojnë në taksa dhe si rrjedhojë në arkën e shtetit? Vetëm po merret, por a do të marrin ndonjëherë diçka shqiptarët?

Është e vërtetë po, e gjithë bota e ka sistemin e taksimit por po t’i futemi analizës së taksës dhe të bëjnë një krahasim me vendet e tjera ju a sigurojë që tek ne ka shumë abuzime. Unë sot doja të ndalesha në taksën për rrugën e kombit një çështje shumë aktuale e cila ka ngjallur shumë debat.

Pse vetëm debat dhe asgjë tjetër, kur në fakt sheshet duhet të ishin plot e përplot me njerëz duke kërkuar heqjen e saj ose një çmim më të ulët? Përpos kësaj takse paguhet edhe koncesioni i kësaj rruge dhe që qytetarët pagujanë tashmë dyfish.

Ashtu siç nisi me probleme dhe me akuza kurrupsioni ende vazhdon dhe siç duket nuk do të përfundojë kurrë ky “mallkim” për rrugën e kombit. Shteti ynë i nderuar, vendos një taksë për të gjitha makinat që do të kalojnë në rrugën e kombit me çmim nga 5 deri në 10 euro dhe në parim duket shumë bukur.

Shteti shqiptar i ka vënë tashmë një tarifë dy popujve i ka vënë tarifë shqiptarëve që të kalojnë në Shqipëri dhe kjo ngjan shumë keq. Por pse ndodh kjo? Sigurisht që nuk është arka e shteit që do të mbushet se po të ishte kështu ndoshta do t’i justifikonim me idenë e ndonjë investimi të ri, por jo . Janë xhepat e politikanëve që do të mbushen të cilët janë gati për tu derdhur nga përfitmiet e shumta. Nuk është ccasti që kjo taksë të mbledhet, e aq më tepër kurr autostrada është akoma e pa përfunduar.

Të mendosh sa biznesmenë Kosovar ose e ansjellta veprojnë në shtetet përkatëse për punë, dhe se cfarë kostoje është kjo taksë për ta. Sa shtetas shqiptar nga Kosova preferojnë bregdetin për të kaluar pushimet e përveç shpenzimeve tashmë për nje tek të shtetit që nuk ngopet asnjëherë duhet të paguajnë disa euro më shumë.
Mendohej dhe flitet për heqje doganash dhe kufinjsh, por mjafton një vendim kapriçoz që ne të vendosim kufinj dhe jo t’i heqim, me ato që ne vetë i kosiderojmë si shqiptarë sepse në fakt në fund të fundit historia na e ka treguar se kështu janë.

Para pak orëve doli lajmi se biznesmenët e Kosovës kanë protestuar në Morinë dhe kanë dhënë mesazhe mjaft domethënesë në lidhje me ndasinë që qeveria po i bën popullit shqiptar. Ata deri tani janë të vetmit që janë ngritur në lidhje me këtë çështje e cila në fakt duhet të ketë më shumë vëmendje dhe mos të lihet të kalojë ashtu siç ne po lejojmë të ikin shumë padrejtësi në kurrizin tonë.

A është kjo ndoshta natyra jonë? Ndoshta jemi mësuar ti përtypim këto ngjarje edhe pse prekin xhepat tanë? A mund të quhet kjo indiferentizëm? Nuk mund ti gjej më një emër sepse koha ndoshta do ta të na e gjejë atë, por po e mbyll me shprehjen që edhe biznesmenet shqiptarë kishin vendosur në pankartat e tyre.

“Ruje Zot Shqipërine prej shqiptarëve”- Faik Konica.

Senad Ujkaj

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje