Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpallja që kërkoi kokën e Bajram Currit

Shpallja që kërkoi kokën e Bajram Currit
November 11
21:17 2017

Nga Marin Mema

Në mars 1922 Bajram Curri u shpall nga strukturat e kohës i jashtëligjshëm. Më poshtë dokumenti zyrtar ku kërkohej koka e tij. Nga ai moment e më tej përplasja me Ahmet Zogun do të ndalet vetëm kur Bajram Curri humbi jetën i rrethuar nga trupat e shumta qeveritare në shpellen e Dragobisë në vitin 1925.

“ÇPALLJE

Bashk me injerancën e tij qeverija z. Bajram Curin e kishte pranuë në shërbimin ushtarak me gradën Kolonel dhe e kishte çuë ne Prefekturën e Kosovës për me mbajt qetsiën e vendit dhe i kishte caktuë 40 napoljona rrogë mujore, por i sipërthanmi për me mujt me arrit qëllimet e veta të mëshehta këto dit e fundit ka dasht me mbëledhë nji fuqi dhe me ardhë në Shkodër. Për me mëçef ambisjonet e tija dhe për me hedh nji grusht hi në sy të popullit për shkak ka treguë se këtë veprim e ban me qëllim që të bahet assamble konstituante e për mos me u mbledhun armët.

Pa dijenia e tij asht nji dëshmij e mjaft se aj, nuk mundet as me kuptuë se çdo me than assamble, por qëllim’ i tij i vertet asht tue ban vegël këtë mendim të profitojë nga varfënija dhe nga pa dijënia e disa katundarve të qisi nji ngatrrim dhe ma së fundi të sigurojë interestat dhe ambisjonet të pa ligjshme të veta. Qeverija e sotshme kur u paraqit në Parlament me programin e vet kishte treguë sheshazi që do t’u bante nji assamble konstituante, pra fitojë vetë besimin e plottë edhe sot besnikrish asht tue vepruë mbas atij programit.

Para çdo gjaje qeverria asht e detyruëme të sigurojë qetsiën e vendit dhe rrespektimin e ligjave, se për ndryshe me as ndo nji mënyrë nuk do të mundim të shpëtojm Atdhen e dashtun dhe t’i përgënjeshtrojm akuzimet e anmiqvet.

Qeverrija tue marrë para syshë sjelljen e z.Kolonel Bajram Curit me vendim të Kshillit Ministeruer Nr. 195 më 1-3-922 i aprovuëm prej Këshillit të Naltë të Shtetit Nr. 120/II, më 3-3-922 vendosi degradimin e tij. Për mos me i dhan shkak as ndo nji ngatërrimi jan marrë gjithë masat e duhuna për shtypjen dhe për çfarosjen e të sipërthanunit Bajramit bashk me shokët qi mund të ket.

Populli lajmërohet se Qeverria nuk ka me vonuë as pak për me ba çdo qi t’jet e duhun për sigurimin e interesevat gjallnore të kombit.

Gjithe autoritetet competent jan urdhënuë për me vepruë me tan fuqiën e tyne kundra guximtarvet të tillë qi duen me flliq jetën shtetnore të kombit Shqiptar, të këtilla ngatrrime ndalojn qendrimin (stabilizimin) e qeverrivet të formuëme dhe vërtetojn shpifjet e anmiqvet qi jan tue than se Shqiptarët nuk munden të formojn nji qeverrië të qendrushme.

Pra, se i cili do duhet të ket besim të plotë në veprat e qeveriës edhe mos ti napi as pak vesh propagandavet qi munt të bahen me këtë qëllim. Për herën e fundit po Kshillojm se qeverija urdhnon me mbajt qetësin.

 

Ministri i P. të Mbrëndshme

Zv. Ministri Luftës     A.Zogu”

 

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje