Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Sa lezet ka Karbunara”, ethet e sezonit Pranverë-Verë 2018…

“Sa lezet ka Karbunara”, ethet e sezonit Pranverë-Verë 2018…
June 08
17:21 2018

Shkrim nga A.S.

 

– Çohu, çohu mër të shpëlaftë panuklla, çohu! Ngele tonë ditën e ditës tuj lexu! A thu se po na qit gjo n’drit! Pfffff, pemë pa kokrra!

Bulurima e Zelijes ishte e pazakontë. Ajo ishte shpërfytyruar dhe flokët i ishin katandisur në një farë feje, a thua se në vend të tharëses së flokëve, ishte ngatërruar dhe kishte përdorur grirësen e ushqimit të nipit tonë të vogël.

– Luj prej venit e nigjo se çfarë më theksi përiherit n’menje.

– Jo, po çfarë të seksi! Çfarë të feksi Zelije, çfarë të feksi.

– Mirë mo mirë, karçar i dreqit, po nigjo këtu. Po shifsha koncertin e ditës ejte prij sallës së artistve të parlamentit. Kur, fap, Lulja shkeli synin dhe nji t’u mbledh i gjithë grupi i burrave dhe për çudi fillun t’u kënu nji kong të vjetër, po të vjetër ama. Një kongë qi e kena pas dëgju qy në rinin tonë.

– E çfarë kënge ishte kjo Zelije?!

– Çfarë kënge ishte kjo, karçaro. Konga për Karbunarën ishte.

– Ouuuuuu, e si ka qenë kjo këngë?

– Ja mre, mu nji kshu si e kënun ata sot në sallën e koncerteve të Parlamentit.

 

“Sa lezet ka karbunara”

Sa lezet ka Karbunara

.ar, .ar, Karbunara,

Se kemi dalë ne përpara

.ar, .ar, Karbunara,

Gjithë këta tranguj për fara

.ar, .ar, Karbunara,

Tranguj vesh gjith me kallara,

Sa lezet ka Karbunara.

 

– Burro, unë kom shumë respekt për karbunarasit dhe nuk kom asnji gjo me to, megjithse kanë një kodosh emri nji çik si të natarum mo.

– Zelije, leni karbunarasit në hallet e tyne, se jom i sigurt që edhe ata si ne i kanë hallet me okë, po më thuj se ka t’u kujtu kjo konga.

– Po si mos më kujtohet, morr burrë? Këta kanë javë të tëra që nuk bojnë parlament, por vetëm, fap synin Lulja, ne këta të tjerët çohen e kënojnë sikur i ka picku njeri ka poshtë. Ne jo vetëm kaq, po vazhdojnë të knojnë edhe nëpër aletet sociale, që ti shofin të gjithë. A thu ti se nuk kon punë tjetër robt, po me nigju kongën e Karbunarës.

– E para Zelije, “nëpër rrjetet” sociale dhe jo nëpër “aletet sociale”. Dhe e dyta, i shofin Zelije edhe i dëgjojnë, se ka shumë si puna jote, që nuk merren me gjëra të dobishme, po me trangujt e Karbunarës.

– Po me po, se e ndrite ti dhe tani kom fajin unë. Ik mër…

– Zelije, pa më thuaj çfarë kupton ti nga gjithë ky koncert që përsëritet e përsëritet çdo javë?

– Ëmmm, karçaro, mu mduket se kto të korrit të burrave dun me i tregu popllit tonë, por edhe adhe atij auropian mo, se osht më mirë me hongër trongllin tonë të Karbunarës, se osht më i shijshëm, se sa me hongër trongllin e Auropës. Si thu ti?!

– Ashtu ëëëëë?! Interesant Zelije, interesant. Nuk më kishte shkuar në mëndje. O Zot, çfarë trangulli po u lëmë fëmijëve! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje