Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëfimi i një homoseksuali shqiptar: Njerëzit e famshëm dhe politikanët bëjnë jetë të dyfishtë, kanë grua por …

Rrëfimi i një homoseksuali shqiptar: Njerëzit e famshëm dhe politikanët bëjnë jetë të dyfishtë, kanë grua por …
May 12
19:49 2019

Mbrëmjen e sotme, në emisionin “Exlusive” në Top Channel ka qenë i ftuar Arbri, një djalë me prirje homoseksuale, i cili ka vendosur të rrëfejë para kamerave historinë e tij. Në një interviste me gazetaren Olsa Muhameti ka treguar se ka patur një fëmijëri si gjithë të tjerët dhe nuk ka arritur të kuptojë homoseksualitetin e tij deri në moshën e pubertetit. Deri më atëherë ai luante me lodra vajzash dhe djemsh dhe kjo gjë nuk i shkaktonte asnjë problem as prindërve të tij, të cilët kishin vendosur që Arbri të kishte një fëmijëri të lirë.

Por si e kuptoi ai që prirjet e tij ishin ndryshe nga moshatarët e tij?

“E kam kuptuar si duhet në moshën e pubertetit 12-13 vjeç, po shihja  një revistë pornografike në shtëpi të them të drejtën dhe aty kuptova që më tërhiqte më shumë seksi mashkull se ai femër. Aty  filloi një frikë shumë e madhe dhe që në ato moment fillova ta shtypja dhe pse nuk e kuptoja se çfarë ishte. Por duke u rritur në një shoqëri si kjo e jona heteromantive dhe patriakale me shumë komplekse më vinte ndër mënd që kjo gjë  ishte gabim, pavarësisht se në familje ishim lënë të lirë, por fillova ta shtypja që në atë moment.

Nëse më vintë një dëshirë çfarë do lloj dëshire të ishte ajo e mohoja te vetja. Nëse më më pëlqente nje mashkull i bukur ose më tërhiqte, ja mohoja vetes dhe kjo ndodhi për shumë vite deri në moshën 24 vjeçare”.- ka treguar Arbri.

Më tej duke tentuar të shtypte preferencat e tij homoseksuale, ai është lidhur me një vajzë dhe më pas ka patur edhe 3 të dashura të tjera, me të cilat ka mbajtur marrëdhënie të shkurtra. Vështirësia e Arbrit filloi në moshën 16 vjeçare kur ra pre e bullzimit në shkollë dhe ka përjetuar moment shumë të vështira. Por teksa foli me dy shokët e tij për prirjet homoseksuale, ata e kanë mbështetur dhe i kanë qëndruar pranë.

Ishte koha që Arbri duhet ta pranonte, të dilte hapur dhe ti tregonte familjes së tij.

“Jam kam treguar mamasë të parës në familje. Ishte një proces shumë i gjatë vuajtjesh me sfida me lot, por mënyra sesi jemi rritur ne në familje më dashuri të pakushtëzuar dhe nëna më ka mbajtur 9 muaj në bark dhe nuk mund ta mohosh fëmijë për  çfarë do lloj gjëjë që ai mund të të thotë.

Ajo ka qenë e përgatitur që unë t’ja thoja, duke parë vuajtjet e mia. Ajo e ndërtoi situatën, ndaluam pranë liqenit artificial dhe më tha unë e di këtë gjë por dua të ma thuash ti. Ajo që di i thashë është e vërtetë, dhe fillova të qaja dhe unë dhe ajo. Pse po qan më tha? Sepse nuk e di a do më doni më, do  më përzini nga shtëpia, si do shkoj jeta imë? Ashtu u larguam nga liqeni dhe më tha që unë jam krenare për ty, do të të mbështes në cdo gjë dhe ashtu bëri…

Ndërkohë që përballja me vllain dhe babain ishe e sikletshme nga të dyja anët, se cfarë fjalë do të përdorin dhe si do e hapin temën. Ata cfarë bën, ftuan në shtëpi miqtë e mi që janë si unë dhe flisnim vazhdimisht për tema të ndryshme dhe  thjeshtë kaloi- U Nënkuptua!”- ka rrëfyer ai.

Por Shqipëria është një popull paragjykues dhe diskriminues, kështu që dhe Arbri ka rënë pre e tyre, madje është ofenduar në rrjetet sociale nga njerëzit dhe është distancuar në organizata apo takime të ndryshme me njerëz të rëndësishëm.

Ai tregon se është fyer nga politikanët dhe nuk kanë pranuar intervista me të gjatë kohës që punonte në Parlament me një projekt, por ai ka diçka për të zbuluar:

“Jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë ka njerëz të martuar me një femër dhe që vazhdojnë me prirjet e tyre homoseksuale ,  ka politikanë që bëjnë jetë të dyfishtë dhe personazhe në media që e bëjnë këtë”.

Pra, duket se janë më të thella se sa i shohim ne dhe fshehja e prirjeve seksuale vjen si pasojë e diskriminimit që na karakterizon si popull./Blitz.al/

Komento
Shperndaje