Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Qyteti i lashtë misterioz… (Nga Marin Mema)

Qyteti i lashtë misterioz… (Nga Marin Mema)
January 24
19:37 2019
Nga Marin Mema

Mes fshatit Shën Vasil dhe Lukovê në krah të rrugës nacionale shtrihen muret e një qyteti të lashtë.

Shumica kur kalojnë e kanë të vështirë ta dallojnë edhe pse muret qartazi dikur kanë qenë jo pak hijerënda. Ato duken sa të vetmuara aq edhe enigmatike. Një pjesë qëndrojnë ende në këmbë, të tjera janë rrëzuar me motet.

Tabela që identifikojnë këtë qendër nuk ka, e aq më pak ndonjë gërmim arkeologjik. Gjithçka është lënë në mëshirë të fatit.

Muret shtrihen në një gjatësi të konsiderueshme ç’ka tregon se qendra nuk është e vogël.

Cili qytet ngrihej dikur këtu? Kjo nuk mund të thuhet. Arkeologët natyrshëm e dinë, por të tjerët jo. Përse një qendër e tillë nuk gërmohet për t’u nxjerrë në dritë duke u kthyer në një pikëndalesë për turistët? Çfarë qëndron nëntokë ? Cilat janë misteret e të pathënat ?

Ajo që faktohet është numri i madh i qyteteve në të gjithë këtë hapësirë ku dikur jetonin kaonët e lashtë të Ilirisë jugore. Vetëm kaq sepse shumica e këtyre vlerave për fat të keq janë braktisur.
/Blitz.al/



Share