Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse të bësh debat me kundërshtarin tënd politik, kur mund ta luftosh me ”meme”…

Pse të bësh debat me kundërshtarin tënd politik, kur mund ta luftosh me ”meme”…
October 31
19:11 2018

Në luftë dhe në dashuri gjithçka lejohet. Ai që e ka thënë këtë shprehjen gjithsesi nuk besoj se e ka menduar që një ditë në “luftën politike” midis kryeministrit të Shqipërisë dhe krerëve të opozitës do të përdoreshin “memet”. Për ju që nuk e dini çfarë janë memet, në thelb janë të gjitha fotot apo videot e edituara që shihnin nëpër rrjetet sociale ku përdoren personazhe reale në situata që shkaktojnë të qeshura, por jo vetëm.  E madje janë bërë aq popullore sa jo vetëm që kanë më shumë audiencë se treçereku e emisioneve të humorit në vendin tonë, po shprehja “do bëhesh meme” u përdor nga Ministri i Financave në një komision ligjor para ca kohësh, kështu që merreni me mend vetë.

Nisur nga kjo, stafi shumë kreativ (në mendime, aspak në realizimin e memeve) i kryeministrit Edi Rama ka menduar që llogarinë në Instagram të tij ta kthejë avash avash në një “faqe memesh’’. Ndoshta kjo bëhet për arsyen se të rinjtë, sidomos ata që kanë  të drejtën e votës, nuk para i ndjekin debatet politike, aq më shumë fushtatat prag zgjedhjeve, prandaj kryeministri ka menduar t’jua thjeshtojë punën dhe t’ja marrë votën vetëm sepse bën “memet” më të bukura. Ndoshta ai kërkon dhe të japë një mesazh, të tipit që gjërat të cilat thotë kreu i opozitës Lulzim Basha apo ish kryeminstri Berisha janë aq qesharake sa nuk shërbejnë për gjë tjetër veçse për material ‘’memesh’’.

Nuk dua ta kthej në debat partish këtë shkrim, por e vërteta është që të paktën gjysma e gjërave që  denoncojnë zyrtarët e Partisë Demokratike dalin të vërteta në fund, prandaj nuk jam dhe aq i sigurtë që gjërat që thonë janë aq qesharake, po ky është vetëm mendimi im. Në të njejtën kohë unë mendoj që të kthyerit e debatit politik, atij origjinalit me akuza e kundërakuza, argumenta dhe kundër argumenta, në një shfaqje memesh të shëmtuara është sa gjeniale aq dhe fyese.

Është gjeniale sepse siç thashë, ka shumë të rinj që mendojnë se krymeinistri është “cool” dhe modern, dreqi ta hajë, bën meme në Instagram ndërkohë që dhe punon si kreu i shtetit. Me këtë rast fiton nderin e tu quajturit ‘’nona’’ nga tre tipa që po pijnë kafe në bllok, merr dhe votën e tyre. Nga ana tjetër është fyerje sepse nuk mund ta besoj që kryeministri vendit tim, po i kthen “memet’’ në armë politike. Është fyrje për inteligjencën e atyre që realisht duan t’ja dinë për këtë vend apo i kërkojnë llogari qeverisë. Nëse Merkel do ta ndiqte në Instagram, Ramën me siguri do thoshte: ‘’Do e shtyej dhe nja 2 vjet atë tërheqjen nga politika, nuk mund ta lë politikën në Europë të marrë këtë rrugë”.

Të bërit ‘’meme’’ është cool për një adoleshent apo të ri i cili përveçse bën shkollën apo punën, zbavit disa të tjerë me materiale të edituara në rrjetet sociale dhe në të njejtën kohë shpërndan kulturë. Nuk bën të kohës dhe aq më pak nuk i jep pikë ekstra një kryeministri që përgjigjen kundër akuzave për lidhjen me krimin i ka të tilla. Ndonjëherë më duket vetja sikur jam pjesë e serialit “Black Mirror” me këto që po shoh po gjithsesi. Unë e kuptoj kur bën batuta dhe ironi në Facebook dhe në fushata, madje ajo më pëlqen, ironia dhe sarkazma është forma më e lartë e humorit fundja. E toleruam që përdor dhe emojin me gishtin e mesit në një deklaratë publike, se nuk besoj që është ndonjë gjë që do përsëritet. Po të kthesh lloagrine në Instagram në faqe memesh, ku ‘’tallesh’’ me figurat e kundërshtarëve politikë është më shumë se ç’mund të përballoj.

Nga ana tjetër, edhe ish presidenti Berisha nuk ngel pas. Ai e ka bërë të udhës që herë pas here ti drejtohet rivalëve të tij politikë me nofka apo pseudonime, le të themi tallëse. Jo vetëm kaq por ai poston rregullisht jo vetëm denoncime por edhe mendime të qytetarëve të tij dixhitalë në llogarinë në Facebook, për zyrtarët e qeverisë, të cilat ndonjëherë i kalojnë kufijtë. Mesa duket ai ka rënë në ”kurthin” e lojës së Ramës së fundmi pasi në llogarinë e tij në Facebook ka postuar një (po citoj) ”autoportret të Kallam Dështakut”, si për ti kther përgjigje kryeministrit në ”luftën e memeve”. Në fakt nuk është një meme por një tip karikature, është doktor fundja, ka klas dhe me shumë mundësi do pak kohë  sa ta kapi ritmin. E rëndësishme është që edhe Berisha po i përshtatet debatit të gjeneratës së re që edhe një herë, nuk mund ta nënvizoj dot mjaftueshëm sa i shëmtuar është.

Gjithsesi, shpresoj shumë që mos filloni të bëni nga ato postimet: ‘’Tag shokun që ka vjedhur me ty nga tenderat” dhe mbi të gjitha shpresoj mos ngelet politikani i fundit serioz Gramoz Ruçi.

p.s. Për ata që nuk e dinë për çfarë po flas, këtu keni dhe disa nga postimet më të fundit të kryeminsitrit, dhe zotit Berisha, të “meme-ve’’ të realizuara jo dhe aq mirë nga stafet përkatëse:

 

View this post on Instagram

 

😂😂😂

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

 

View this post on Instagram

 

Happy Halloween🤪

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje