Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Palestra të shkurton jetën…

Palestra të shkurton jetën…
June 08
10:54 2017

Nga Medjan Gjoni

Të gjithë e dimë që për të qenë të shëndetshëm fizikisht, por edhe psikologjikisht, duhet të bëjmë palestër. Nëpër rrjetet sociale shohim të huaj, meshkuj dhe femra, me trupin “bishë”, saqë ndihemi inferiorë ndaj tyre. Mbase sepse jashtë shtetin ia kanë idenë e vërtetë se ç’do të thotë PALESTËR? Unë personalisht kam 5 vjet që bëj palestër dhe çfarë nuk po dëgjoj e po shoh. Më bëjnë përshtypje disa meshkuj obezë që e kanë barkun sikur të kenë trinjakë plot dhjamë e ushqime dhe në vend që të bëjnë vrap në natyrë, vrap te pista, ndonjë dietë ose diçka tjetër fillimisht, sa për ta ulur atë bark, i shoh tek ngrenë shtanga, ngrenë gira dhe përpiqen të bëjnë squat dhe për çfarë e bëjnë, kuriozitet më ka ngelur. Dhe duke mos harruar që për ata 20 kg që ngrenë bërtasin a thua se po heqin apandesitin!

Nga ana tjetër janë disa “naçu” që janë elegantë, super seksi, me gjoks të madh, biceps të fryrë, shpatulla të ngritura, kurriz trekëndësh, por kur i sheh nga këmbët mirë që s’u duken nyjat limfatike. Këta “naçut” ndihmojnë njeri-tjetrin duke ulëritur sa të kenë në kokë  dhe rënkojnë aq fort a thua se po bëjnë seks a po kalojnë në orgazmë. Shajnë me libër shtëpie sikur t’i kenë pajisjet fajet, por kjo mbase sepse po u mbaron efekti i proteinave që marrin.

Ah, të mos harrojmë që shumica nuk përdorin antidjersë dhe ai ambient 200 metra katrorë mbushet me parfumin e krijuar nga vetë trupat tanë dhe i hapin ato krahët a thua se po mbajnë era trëndafil. Le të flas pak edhe për gocat, që janë pika ime dobët. Në momentin që hyjnë në palestër hapin derën dhe ngrifen aq shumë, a thua se po hyjnë në “MTV Awards”. Zbresin shkallët gjithë p*rdhë, me takën 15 cm, të pispillosura e të lyera që oh zot… klounë cirku! Pasi veshin rrobat e tyre të palestrës dalin si të shkathëta duke bërë gjoja  sikur po palestrohen duke harruar të heqin tualetin 2 tonsh nga fytyra. Bëjnë ushtrimet e tyre të b*çës bashkë me shoqen e ngushtë të cilën e kanë si regjisore, pasi bëjnë video dhe sete fotografike për të treguar pak atë b*ç të zmadhuar nga photoshop-i. Hapin sytë si dac për të flirtuar ose kapur ndonjërin dhe bëjnë interesanten duke ecur plot epsh dhe eksitim nëpër sallën e palestrës. Jam shumë dakord që jo të gjithë janë kështu siç i specifikova unë, por janë shumica ato që më kanë tërhequr vëmendjen mbase për keq. Do thoni ju se kush jam unë për të gjykuar, thjesht thashë  realitetin./Blitz.al/

Share