Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk e dini stilin tuaj të ndarjes nga i dashuri? Hidhini një sy shenjës tuaj të horoskopit sepse ju tregon gjithçka

Nuk e dini stilin tuaj të ndarjes nga i dashuri? Hidhini një sy shenjës tuaj të horoskopit sepse ju tregon gjithçka
January 29
21:36 2018

Është fakt: Ndarjet janë të vështira dhe nuk ekziston asnjë mënyrë e mirë se si ndahesh. Megjithatë, kur arrini të shikoni se marrëdhënia juaj ka përfunduar, duhet të gjeni mënyrën më të mirë për t’ja thënë partnerit. Në bazë të shenjës tuaj të horoskopit, do ju tregojmë në këtë artikull, stilin perfekt të ndarjes, që do ju shkonte më shumë përshtat.

DASHI

Ju jeni një shenjë zjarri dhe kjo u bën që të acaroheni shumë shpejt me partnerin tuaj. Kur të vijë momenti i ndarjes (të cilën me siguri e keni ndjerë), do të ishte mirë që përpara se t’ja tregonit vendimin tuaj partnerit, të prisni një ose dy ditë sa të qetësoheni në mënyrë që të mos e thoni këtë lajm delikat kur jeni me nerva. Do të ishte keq për të dy ju.

DEMI

Ju jeni indiferentë dhe keni qejf që të tilla gjëra t’I lini pas dore. Me shumë mundësi as nuk do ta merrnit mundimin që të uleshit dhe ta flisnit situatën e ndarjes por thjesht do ta thonit me një fjali: “Ne duhet të ndahemi”. Pas kësaj, mund dhe të shprehni ndonjë konsideratë për partnerin që keni pasur gjithë kësaj kohe. Ndoshta edhe një seks I fundit s’do ishte keq për ju. Nëse dhe partneri juaj (tashmë ish) do ishte dakord, përse jo?

BINJAKËT

Ju ndiheni shumë mirë kur komunikoni dhe I diskutoni gjërat gjerë e gjatë. Edhe në rastin e ndarjes, do të ishte shumë mirë që ju të flisni dhe të tregoni gjithçka që ju shqetëson. Mënyra se si do e bëni këtë mbetet në dorën tuaj: nëse është komode për ju, edhe mund të telefononi pa qenë nevoja ta takoni personin ballë për ballë.

GAFORRJA

Ti ke një tendencë që të presësh që gjërat të rregullohen edhe kur ato janë bërë lëmsh. Ndaj për ju ndarja është një episod I trishtë dhe që ju duhet kohë ta merrni si vendim. Megjithatë ju duhet të mbushni mendjen plotësisht përpara këtij vendimi të madh tuajin. Sigurohuni që diskutimin e ndarjes të mos e bëni në ndonjë vend shumë të qetë dhe romantik sepse ndjenjat nuk do ju lejojnë të flisni lirshëm.

LUANI

Një diskutim me zemër në dorë, kjo është gjithçka ju nevojitet kur e keni marrë vendimin e ndarjes. Mos u ngusni në asnjë moment të shprehni gjithçka ndjeni dhe keni përbrenda dhe as mos mendoni se personi tjetër po lëndohet. Nëse ju I shpjegoni gjërat siç janë dhe siç I ndjeni, gjasat janë që edhe personi tjetër të tregojë se çfarë nuk shkon me marrëdhënien tuaj. Kështu, ndarja bëhet në mënyrën më të mirë.

VIRGJËRESHA

Sigurisht që lidhjet e dashurisë udhëhiqen kryesisht nga ndjenjat, por kur vjen koha për tu ndarë, është logjika ajo që e bën këtë hap të madh. Dhe kur vjen fjala tek logjika, ju jeni të parët që mund ta bëni më së miri këtë ndarje. Pasi të keni arguementuar duke përdorur arsyen, me shumë mundësi që do të ndiheni shumë mirë që I folët gjërat që nuk shkojnë dhe bashkarisht vendosët për ndarjen.

PESHORE

Ju doni që gjithë kohës të jeni të mirë me njerzit, kjo më së shumti nga natyra juaj tejet sociale ndaj dhe është e vështirë që të ndaheni direkt. Kjo do të thotë se nuk duhet të përpiqeni që të jeni shumë të mirë kur të ndaheni sepse kjo do t’I konfuzojë gjërat edhe më shumë. Jini të sjellshëm por ama të qartë në atë çka kërkoni. Thjesht shpjegojani partnerit tuaj se është më mirë për të dy që të ndaheni sepse marrëdhënia nuk po shkon aty ku duhet.

AKREPI

Përpara se të hakmerreni për gjithçka partneri ju ka bërë dhe ndiheni e mbushur plot për tu zbrazur me mllef, mos e bëni! Kjo nuk është mënyra më e mirë për tu ndarë, edhe sikur marrëdhënia juaj të ketë marrë totalisht drejtim të gabuar. Jini të logjikshëm, ruani qetësinë dhe flisni qartë gjithçka ndjeni pa qenë fyes.

SHIGJETARI

Ju nuk jeni aspak I mirë në ndarje. Kjo është pak por e sigurtë. Të ishte për ju, mjafton një arratisje për të mos e parë më kurrë partnerin që doni të ndani, por gjërat nuk janë kështu në jetën e vërtetë. Përpara se të ikni një herë e përgjithmonë nga jeta e partnerit që nuk doni të keni më në krahë, tregojini arsyet objektive që ju çuan drejt këtij vendimi me qetësi. Pastaj, po, mund të largoheni dhe të mos ktheheni më pas.

BRICJAPI

Ju doni të jeni gjithmonë të sigurtë se nuk do të bëheni “pishman” për vendimin që do të merrni ndaj dhe do ju duhet një kohë relativisht e gjatë sa ta mendoni nëse duhet të ndaheni apo jo. Megjithatë, merrni kohën tuaj dhe bëjeni ndarjen vetëm kur të jeni 100% të sigurtë sepse në të kundërt do ta vuani vendimin e marrë. Kur ta merrni vendimin, takohuni për një kafe dhe sqaroni gjithçka.

UJORI

Nëse gjërat nuk kanë shkuar tmerrsisht keq në marrëdhënien tuaj, me shumë mundësi ju do të doni të mbeteni ende miq me partnerin që së shpejti do ta keni “ish”. Nuk ka asgjë të keqe që kjo të ndodhë, vetëm duhet të jeni shumë të qartë kur ja kërkoni këtë partnerit tuaj sepse duhet me patjetër që t’ju kuptojë saktë dhe të mos konfuzohet nga kërkesa juaj.

PESHQIT

Do ju duhet pak kohë deri sa të kuptoni vërtetë nëse doni të ndaheni apo jo, megjithatë kur ky vendim të merret nga ana juaj do ju duhet të uleni e ta diskutoni këtë situatë “shtruar”. Ju nuk jeni natyrë e nxituar, sidomos për të tilla tema. Flisni me zemër dhe tregoni gjithçka ndjeni, edhe nëse ndiheni keq që po e merrni këtë iniciativë, mos e kini aspak problem që t’ja thoni partnerit tuaj këtë.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje