Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një letër pak e njohur e Bajram Currit

Një letër pak e njohur e Bajram Currit
December 09
20:30 2017

Nga Marin Mema

Çfarë i shkruante Bajram Curri në tetor 1924 njërit prej figurave më të rëndësishme të Lumës, Islam Spahisë ? Në këtë letër zbulohen jo vetem raportet mes tyre, por edhe ato me një tjetër figurë të famshme që mbështeste shqiptarët, francezin Justin Godart. Si shprehej ky i fundit për serbët dhe grekët dhe çfare mendonte per ta ? Më poshtë letra e plotë …

“Para tri ditë u kthyem nga Parisi. Shka kemi mujt me ba në Paris po u a shkurtoimë këtu poshtë.

Z. Justin Godardi, sot Ministri i Punëtoris e i shëndetësis në Kabinet të Francës na priti me kto fjalë; ( Sa here qi kam ardh në Shqipni kam deklarue qiltas se Serbët e Grekët jan barbarë e se Kosova asht Tokë Shqiptare. Pra tash qi gjindem Minister me nji Kabinet Socialist asht ndera ime qi t’i dali zot fjalve të mija e t’ju përkrahi me se të më vijë dorësh. Për me bisedue ma gjatë urdhënoni në darkë nesër mbrama)

Të nesërmen mbrama kemi pas kët përgjegje. (memorandumin t’uaj e këndova dhe bisedova me Krye Ministrin e nesër kemi për ta vue në këshill Ministrijale për ta bisedue e vendim qi ka me marrë këshilli kam për t’Ju diftue a po me Ju shkrue)

Me gjithë qi kishim nevojë të madhe me shkue në Londrë ku kishim ma shumë miq se në çdo vendë tjetër u shternguem me u këthye e besoim se do të nisemi për së dyti e m’u gjet në Romë ku ka m’u mbledhë këshilli i Lidhjes së Kombeve më 1. Dhetuer 1924.

Të faluna nga Zemra.

Bajram Curri”

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje