Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në kujtim të 370 vjetorit të Papa Klementit XI- Albani dhe më tej…- Nga Marin Mema

Në kujtim të 370 vjetorit të Papa Klementit XI- Albani dhe më tej…- Nga Marin Mema
July 23
15:10 2019
Mes figurave shqiptare që kanë lënë gjurmët e tyre të forta përmes shekujve është padyshim edhe Papa Klementi XI – Albani. Për 21 vjet ai drejtoi Selinë e Shenjtë të Vatikanit dhe renditet i katërti për nga jetëgjatësia në këtë detyrë.
Pikërisht sot, në 370 vjetorin e lindjes së kësaj figure të lartë është rasti të përkujtohet edhe i gjithë kontributi që ai dha në rilindjen politike dhe fetare të vendit të tij. Pikërisht në mbështetje të këtij fakti është edhe deklarata e Papa Pali të VI i cili në një mesazh në 500 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu , ndër të tjera thekson se Papa Klementi XI- Albani mburrej për rrjedhën e tij te moçme shqiptare.
Papa Klementi XI- Albani rrënjët i kishte nga një familje fisnikësh prej Kurbini apo Latiumit të hershëm, Laçi i sotëm. Më 1700 ai zgjidhet Papë në një kohë që karrierën kishtare e kishte nisur në vitin 1670. Një vëmendje të veçantë ai dha për përpunimin e historisë së shqiptarëve , ruajtjen dhe pasimin e saj. E po kështu nxiti e mbështeti mbajtjen e kuvendit të Arbërit në 1703. Nuk duhet harruar se Papa Klementi i XI themeloi edhe një shoqatë që mbështeste studimet e të rinjve shqiptarë në Kolegjin e Propagandës Fide.
Por ky përvjetor i Papës së 243 të Kishës Katolike duhet të jetë edhe një moment reflektimi për figurat që dominojnë në Shqipërinë e sotme, e që do t’u takoj të rikujtohen pas 300 vitesh nga sot.
A do ta gëzojnë ata mundësinë për t’u kujtuar si njerëz që kanë lënë një vepër të pashlyeshme për kombin?
Me siguri ata do të mbeten në memorien e historisë, por cilët vallë do të kujtojmë dhe aq më shumë si do t’i kujtojmë?
Shpresoj t’ju japim atë që ju takon, në këmbim të asaj që nuk na dhanë kurrë! /Blitz.al/
Komento
Shperndaje