Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

 “Lufta e Nuseve” & detaji i thjeshtë që më bëri të kuptoj tërësisht se ç’na mungon ne vajzave në Shqipëri

 “Lufta e Nuseve” & detaji i thjeshtë që më bëri të kuptoj tërësisht se ç’na mungon ne vajzave në Shqipëri
February 27
12:50 2018

“Lufta e Nuseve” është ndër emisionet më të këndshëm shqiptarë, që ka nisur transmetimin e edicionit të katërt të tij të hënave në mbrëmje rreth orës 21:00. Siç dhe mund ta dini, në këtë emision garojnë 3 çifte të cilët shkojnë në dasmat e njëri tjetrit dhe në fund, prej pikëve të grumbulluara njëri prej çifteve merr edhe dhuratën përkatëse që në shumicën e rasteve është një udhëtim një javor.

Shpesh ky emision pëlqehet nga audienca për shkak se të fut në atmosferën e bukur të dasmave, dekorimeve të bukura, fustaneve që janë nga modelet më të fundit dhe më shkurt: sheh tri histori të këndshme dashurie të përmbledhura në një orë. Perfekte për një mbrëmje të hëne, sidomos për vajzat të cilat përgjatë gjithë kohës i kanë sytë me lot teksa e ndjekin emisionin (jua garantoj këtë nga bisedat me miket e mia).

Megjithatë, ky nuk është thelbi i këtij artikulli.

Sot, dua t’ju flas pak për një të vërtëtë që zbulova duke ndjekur javën e kaluar episodin e parë të këtij sezoni.  Tri vajzat konkurrente në garë, ishin të martuara me bashkëhortë të huaj dhe jetonin jashtë Shqipërisë.

Irini dhe partneri i saj Roan ishin njohur në një aplikacion ku njihen të panjohur “online”, Tinder dhe jetojnë në Australi.

Ariola dhe partneri i saj Obi janë njohur në një nga gjimnazet e Kanadasë dhe dashuria e tyre rezistoi. Sigurisht çifti vazhdon të jetojë atje.

 

Dhe së fundmi, Olga dhe partneri i saj Andres janë njohur në San Diago në Kaliforni të Amerikës, dhe ata në bankat e gjimnazit dhe sot vazhdojnë të ngrejnë familjen e tyre po në të njëjtin qytet.

Mund të themi se puntata e parë, ishte ndër më të bukurat për një fakt të thjesht: kishte shumë energji positive! Vajzat dhe djemtë në garë kishin veçse komplimenta dhe lavërime për dasmat e njëri tjetrit, e shijuan çdo dasmë sikur të ishte e tyre dhe në asnjë moment nuk vunë re ndonjë detaj që nuk shkonte keq. Emocionoheshin njësoj, lotonin në çastet prekëse dhe nuk e kishin aspak mendjen nëse ushqimi ishte i ngrohtë apo i ftohtë sepse ishin përqëndruar tek kërcimi dhe të bërit qejf. Vajzat komplimentuan njëra tjetrën për pamjen e tyre si nuse dhe askujt prej tyre nuk i shkoi në mendje të komentonte ndonjë qime floku që nuk ishte aty ku duhet.

Ndryshe nga puntatat e tjera kur konkurrente kanë qenë vajzat shqiptare të lindura dhe rritura këtu, ku “si me të qeshur me të ngjeshur” kishin veçse komente negative dhe evidentonin edhe detajet më të vogla që ishin bërë gabim tek dasmat e njëra tjetrës duke vendosur pak pikë me një qëllim përcaktim të vetëm: T’i vëmë të tjerave më pak pikë në mënyrë që të fitojmë vetë.

Nuk e di përse, ekziston një frymë shumë negative që arrijmë ta përçojmë edhe tek të tjerët në çdo lloj atomsfere dhe situate, krejt ndryshe nga të gjithë ata që jetojnë jashtë Shqipërisë. Përpos emisionit, ne kemi veçse komente negative në rrjete sociale kur shohim ndonjë gjë që nuk na pëlqen sepse thjesht nuk dimë të shohim të bukurën tek dikush tjetër në asnjë aspakt. I mbushim mendjen vetes se duke pasur komente negative për të tjerët mund të mbushim boshllëqet që ndjejmë tek vetja jonë, duke harruar se kështu s’kemi aspak vetbesim.

Vajzat që komentojnë pozitivisht dhe komplimentojnë vazjat e tjera duke gjetur të bukurën tek to, thjesht kanë shumë besim tek vetja dhe duke qenë ta pastra e të kompletuara me veten, kurrsesi nuk iu shkon mendja të përbaltin dikë tjetër për tu ndjerë mirë sepse në të kundërt, kështu ndihen keq.

Teksa puntata ku të tri vajzat konkurrente ishin rritur dhe ishin dashuruar me meshkuj të huaj mbaroi dhe ndjeva veçse energji pozitive të përçuar nga to, rëndom më vinte në kokë pyetja (dhe njëkohësisht revolta): “Pse e kemi kaq të vështirë të jemi pozitivë dreqi e marrtë?!”- E shikoni, e kam të pamundur dhe unë të them diçka pa futur “dreqin” apo një tjetër detaj negativ në fjali, si çdo vajza e lindur dhe e rritur këtu, në këtë realitet që vështirë se mund të na mësojë të ecim përpara pa i futur brrylin e pa bërë hile vajzave të tjera, sepse kush nuk i bën këto, thjesht është “goc e mirë, por qofte”. Dhe kështu, e mbysim energjinë pozitive brenda nesh, sikur të në i sillte ajo çdo të keqe në jetë duke u kthyer në “histerike” që çfarë nuk na del nga goja, por sigurisht asnjëherë një fjalë e mirë.

S.M/Blitz.al/

Komento
Shperndaje