Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Letra që Bajram Curri i dërgonte ruseve për Shqipërinë në 1920” – nga Marin Mema

“Letra që Bajram Curri i dërgonte ruseve për Shqipërinë në 1920” – nga Marin Mema
November 08
16:47 2017

Qeverisë së lartë të Republikës Sovjetike

Moskë

 

Vjenë, në 12 Dhjetor

1920

 

Kam nderin e madh që t’I parashtroj Republikës së Lartë sa më poshtë, – dhe lutem që gjërat e përmëndura këtu t’i nënshtrohen një vlerësimi të drejtë.

Populli shqiptar që gjithmonë është përpjekur për lirinë dhe pavarësinë ( sovranitetin) e tij, në vitin 1912, nëpërmjet të fuqivë të mëdha që u mblodhën në londër, arriti të njihet për herë të parë si shtet – por popullit të vogël të shqiptarëve i humbën afro 1 milion e 500.00 shpirtra, — pjesërisht i kaluan Malit të Zi, pjesërisht Serbisë dhe pjesërisht Greqisë.

Kështu që në të vërtetë Shqipëria humbi qytetet e saj më të bukura dhe krahinat më të begatëshme, i humbi në favor të fqinjëve, të cilët kanë plotësisht ndërmend t’i zhdukin e pjesërisht t’i çkombtarizojnë këto teprica shqiptare.

Populli shqiptar pret nga Rusia Sovjetike paçifikacionin e drejtë, fisnik dhe të vërtetë të Ballkanit.

Populli pret me mall caktimin e kufijve jo mbi bazën brutale e të përgjaktë të historisë, por mbi bazën e pronësisë aktuale, të vërtetë dhe faktive.

Prandaj, në emrin tim si shef si dhe në emrin e 1 milion dhe 500.000 të shtypurve, marr lejen të lutem sa vijon:

Zemrat e popullit shqiptar kërkojnë t’u jepen territoret e poshtëshënuara. Territorë që janë të banuar vetëm prej shqiptarëve dhe të cilat sot i përkasin Malit të Zi (ose Mbretërisë së Jogosllavisë).

Nga Mali i Zi: territoret: (së pari)

  • Qytetin dhe territorin e Ulqinit dhe territorin “Kraja”, të marrë nga Mali I Zi në vitin 1880 si shkëmbim për krahinat që u përmendën më vonë të Plavës dhe Gucisë, të cilat në atë kohë kundërshtuan më armë bashkimin me Malin e Zi. – (Kongresi i Berlinit, 1878) –

 

  • Shqipëria kërkon nga Mali i Zi, respektivisht (Mb. Jug. Sot) territoret: Qytetin “Tuz”, fiset “Hoti” dhe “Gruda”, të humbura në vitin 1913, këta tre fise janë thjesht shqiptarë.

 

  • Fisin e Trepshajve, humbur në vitin 1880.

 

  • Pastaj neve na përkasin edhe krahinat e “Plavës” dhe “Gucisë”, humbur në vitin 1913.

 

  • Nga ish-sanxhaku i Pejës Shqipërisë i përket ligjërisht rrethi “Rozaj” i banuar vetëm nga shqiptarë muslimanë; pastaj (5) nga ish-sanxhaku i Prishtinës: janë  shqiptare: Mitrovica, qyteti dhe rrethi, pastaj Vuçiterni më gjithë rreth, pastaj Terisoviç me gjithë rreth, — pastaj qyteti Gilan me gjithë rreth, — fshati “Preshevë” – fshati “Bejonovci” – pastaj Bilaç, Zyberca.

 

  • Qyteti dhe rrethi i Shkupit.

 

  • Shqipëria kërkon edhe:

Rrethin dhe qytetin “Kalkandelen” (shqip: Tetovë).

 

  • Qytetin dhe krahinën “Gostivar”.

 

  • Qytetin dhe krahinën “Kërçova”.

 

  • Krahinën e tanishme të “Xhevatos”.

 

  • Qytetin dhe rrethin e Prespës, Resnja.

 

Që nga kjo pjesë, kufiri prej Malit të Shën- Ivanit, rrethi Korçë, sipas dispozitave të Komisionit për rregullimin kufitar të vitit 1912-1913, zgjatet përgjithësisht në mënyrë të saktë dhe i gjithë populli është i kënaqur, por fare në Jugë të Shqipërisë (kundrejt Korfuzit), në krahinën e quajtur “Çamërija” Shqipëria humbi në favor të Greqisë afro 150.000 banorë.

I bindur thellësisht që Bashkimi Sovjetik më së fundi në një të ardhme të afërt do mund t’i përcaktojë në mënyrë të drejtë kufijt e Evropës e veçanërisht të Ballkanit, ne i lutemi Qeverisë së Lartë Sovjetike, që kërkesat tona të drejta… rektifikimin … (fjalë e shkruar jo qartë)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/Blitz.al/

Shperndaje