Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Legjenda e Norës së Kelmendit- nga Marin Mema

Legjenda e Norës së Kelmendit- nga Marin Mema
October 13
15:51 2018

Në “garën” mes folklorit dhe fakteve që sjell historia, qëndron edhe figura e Norës së Kelmendit. Për legjendën është trimëresha e bukur, ndërsa për historinë ajo është interpretim i guximit të gruas malësore e cila u përball njësoj si burrat, në betejat e malësorëve të Kelmendit kundër osmanëve. Bukuria dhe trimëria e kthyen në një legjendë Norën e Kelmendit që vrau me dorën e saj pashain osman.

Ajo çfarë dihet është se Norën e rritën si djalë dhe gjithashtu e kalitën që në vogëli për të qenë një luftëtare e zonja. Por përpos kësaj, fati e donte që ajo të rritej e tw bwhej një grua mjaft e bukur, deri në pikën sa të turbullonte edhe Vuçi Pashën, i cili synonte pushtimin e Kelmendit. Nora ishte truri i eleminimit të pashait sipas të gjitha versioneve të legjendës, edhe atij që thotë se Nora u pikas nga vetë pashai, por edhe versionit që ajo ju shfaq vetë atij duke qenë e bindur në hiret dhe zgjuarsinë e saj. Nora paraqitet si sokolesha që i priu vajzave të Klemendit, të cilat kanë një pjesë thelbësore në suksesin ndaj trupave osmane në betejën e vitit 1638 siç thuhet në gojëdhënë. Ajo nuk dinte të tërhiqej e përfaqësonte virtytet e një populli që zgjodhi të mos përkulej , por të kundërshtonte pushtimin osman.

Por pavarësisht se si është përcjellë miti që e rrethon Norën prej shekullit të XVII deri në ditët e sotme, asaj i janë dhënë atributet e trimëreshës që vrau një pasha dhe ju dha luftëtarëve të Malësisë një fitore e cila u kthye në legjendë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje