Blitz

 Breaking News

Le t’i harrojmë për pak çaste konkubinat e show biz-it dhe të flasim pak për super star-ët e gazetarisë!

Le t’i harrojmë për pak çaste konkubinat e show biz-it dhe të flasim pak për super star-ët e gazetarisë!
April 13
14:22 2020

Nga Ronaldo Sharka!

Fillimisht, dua të sqaroj me shumë kujdes se ky artikull shkon për të gjithë ata që punojnë në media, ku pavarësisht ritmit të shpejt të jetës, pushtimit nga rrjetet sociale, kuptuam së fundmi, që prej tërmetit të shtatorit të vitit të kaluar që në ditët më të vështira ne kemi shumë nevojë për median, akoma më shumë e ngulitëm në mendje në tërmetin tragjik të nëntorit. Rendësia e lajmeve apo personazheve që janë bërë të famshëm nga hiçi falë formave dhe budallalikut pa brirë, në këto ditë që shkruajnë historinë janë krejt të panevojshëm.

Ky artikull shkon për çdo sektor radio-televiziv, por veçanërisht për ato që së fundmi janë kthyer në “idhujt” informues të shqiptarëve.

Ky artikull nuk ç’vlerëson aspak programet argëtuese dhe ngre në “ajër” gazetarinë e terrenit, por mendova që t’i kushtohej dhe pak më shumë rendësi super star-ëve tanë të preferuar kohët e fundit. Thënë ndryshe, edhe pse një video nga emisioni ku jam pjesë numëron afro 2 milion shikime për pak muaj, dua shumë që meritat e yjeve mediatik këto kohë t’i marrin ata që janë pranë rrezikut.

Me siguri muajt e fundit, siç e përmenda më sipër keni fiksuar mirë në mendje emrat dhe fytyrat e tyre që raportojnë hap pas hapi, duke lënë familjet në shtëpi dhe duke rrezikuar në mënyrë direkte jetën e tyre.

Në prestigjozin ORA News, Elio Laze është kthyer në super star-in e këtij televizioni informues, siç e ka thënë dhe Artur Zheji në një lidhje direkte. Abslutisht, pavarësisht dëshirës së madhe për të qenë në terren nuk mjafton të jesh një gazetar i mirë, Elio ka sjellë herë pas here edhe materiale ekskluzive që sigurisht kanë bërë xhiron në mediat respektive.

Andi Bora është një prej gazetarëve të rinj (të paktën në ekran, më korrigjoni nëse jam gabim) që ia ka marrë paksa (si shumë ) shkëlqimin Muhamed Veliut, kolegut të tij në televizionin kombëtar Top Channel. Andi është bërë super star-i i këtij televizioni kohët e fundit me raportimet e tij live në ditë tërmetesh, protestash, viruesh etj etj. Andi Bora jo pak herë është ndeshur me incidente në rrugë përgjatë raportimit, sikurse i sipër-përmenduri Elio Laze.

Anila Hoxha ka marrë zemrat e të gjithëve dhe në “sektorin e grave” në Top Channel, nga terreni, vështirë se ka konkurrente të fortë. Siç e pyeti dhe një zonjë e moshuar përgjatë tërmetit të nëntorit në Durrës, nëse Hoxha është e martuar apo jo, u vu re dashuria dhe respekti që shqiptarët kanë për raportimet pa lodhje të Anila Hoxhës.

View this post on Instagram

Hë pra, e martuar je? 😂

A post shared by BLITZ.AL (@blitz.al) on

Janë shumë e shumë gazetarë të tjerë që punojnë pa orar sepse puna e tyre është e tillë, kur diçka ndodh, ata nuk rrinë në shtëpi, poshtë pallatit apo në kafe por bëhen bashkë me operatorët, yjet që janë gjithmonë në hije, dhe shkojnë sa më pranë rrezikut me misionin për të të informuar ty dhe mua, të gjithë së bashku.

Yjet e këtyre ditëve janë edhe montazhierët që sjellin kronikat e lajmeve të kopsitura mirë që ju të informoheni shpejt, pastër bukur nga kolltuku i shtëpisë. Më kujtohet një ish-kolegu im, teksa punoja në një televizion tjetër dhe ishim duke montuar materialet nga koncerti i Capital T në Tiranë, e teksa i gjithë pallati i shkund nga lëkundjet e tërmetit, unë vrapova për të dalë jashtë ndërsa montzhieri i dha “save” projektit gati në finalizim para se të vraponte për të shpëtuar kokën, siç bëri shumica.

Për t’a mbyllur se nuk është se jam shumë i aftë në editoriale, e ri-theksoj se janë dhe shumë kolegë të tjerë që janë super star këto kohë, por duke qenë se jam i gazetarisë rozë, kolegët e gazetarsië së terrenit nuk mund të më kenë rënë të gjithë në sy, ose thjesht kam harruar t’i përmend, por Elio, Andi dhe Anila, përderisa kanë depërtuar tek një gazetar i ri dhe mbi të gjitha show biz-i, do të thotë që kanë bërë boll.

Share