Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kush jam unë? Dilemat e një të riu…

Kush jam unë? Dilemat e një të riu…
October 05
19:00 2018

(Ky shkrim i supozuar flet ne veten e pare, mendime personale qe duhet te reflektoje çdo i ri “intelektual” ne vendin tone)

Une jam rinia e këtij vendi. Jam shkolluar per te qenë e ardhmja e ndriçuar e Shqiperisë. Çfarë po bëj unë ndërkohë? Unë po mashtroj? Apo kam frikë të them të vërtetën? Dua të mbrohem po s’di si…
Dua të ndihmoj, por as këtë nuk di ta bëj… Dua të jem i lirë, të di të ndaj të mirën nga e keqja, por këtu është shumë e  vështirë ta mësoj këtë…
Mendoja se ne do ishim ndryshe, se nuk do ishim të ndikuar nga historia e brezave, se ne kemi lindur në një Shqipëri të lirë e demokratike,ndryshe nga prindërit tanë dhe supozohej të sillnim një frymë të re…

Fryma e lirisë më duket shumë larg sot. Mashtrimi, shit-blerja e vetes, e personalitetit, korrupsioni, rryshfetet, krimi, çdo gjë po na shkatërrojnë, po na mbysin nga pak dhe më e keqja është se jam mësuar…

Dua ndihmë… Kujt t’ia kërkoj? Vallë do çohet kush të thotë që kam të drejtë? Do bëhemi disa zëra të ndryshojmë diçka? Jo nuk e  besoj. Nuk e besoj sepse frika u ka hyrë të gjithëve në palcë. Nuk e besoj sepse trimërinë nuk e gjej më mes nesh siç thoshte edhe Skënderbeu…

Ato kohëra kanë ikur me kohë. Sot nuk po na pushton as turku, as serbi, sot më keq se kurrë po pushtojmë veten aq ngadalë si ato gropat thithëse që nuk mund të dalësh dot më… shumë kollaj për t’u zhytur dhe e pamundur të dalësh pa të tërhequr dikush… Kush do na tërheqë ne? Europa?

Prandaj po sulemi të gjithë duke ikur pa kthyer kokën pas… por jo, duhet të qëndrojmë  e të nxjerrim veten e këtë vend nga balta, të pastrojmë emrin tonë, emrin e shqiptarit, të kthejmë  fjalën e besës që na “karakterizon”, të kthejmë dinjitetin, të ruajmë vlerat tona!

Jo të gjithë janë aq  të këqinj, por pse nuk flasin këta të mirët? Ku t’i gjej këta?  Pse nuk i do kush afër… janë të rrezikshëm? Për kë janë të rrezikshëm? Edhe në komunizëm ishin të rrezikshëm, por ne nuk jemi më komunizëm më, apo jo? Do më thotë dikush diçka për ta? Por më premtoni që është e vërteta… Më mirë të pranoj të vërtetën e të përmirësohem se sa të rri me një iluzion gënjeshtër gjithë jetën time.

S.U

Komento
Shperndaje