Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Këndvështrim)Mos zgjidh të kesh në krah një burrë që do të bjerë në sy për gjenitalet. Martohu me një baba të denjë për vajzat e tua!

(Këndvështrim)Mos zgjidh të kesh në krah një burrë që do të bjerë në sy për gjenitalet. Martohu me një baba të denjë për vajzat e tua!
August 21
15:29 2018

Dëgjoj shpesh vajza që ankohen përreth se sot nuk ka më meshkuj, se është e vështirë të krijosh një lidhje e mjaft e ndërlikuar për të gjetur njeriun me të cilin të kalosh jetën.

Në një bisedë shoqërore me mikesha të miat dikush prej tyre më pyeti: Jam 25 vjeç, i kam gjithë të mirat që një vajzë mund të ketë, karakter të fortë, punë stabël, dëshirën e madhe për të dashur vetëm një mashkull, tepër besnike dhe e përkushtuar por e kam tepër të vështirë të krijoj një lidhje me një djalë. E kam tepër të vështirë të zgjedh të duhurin. Mjafton një muaj dhe kuptoj se thjesht planet tona për jetën nuk takohen në një pikë. Janë dy drejtëza paralele në kahe të kundërta. Atëherë si ta zgjedh unë mashkullin e jetës? Si ta dalloj se me të do jem e lumtur, se nuk do më zhgënjejë?

Në fakt nuk ka një formulë standarte për çështjet e zemrës. Shumëkush mund të thotë se dashuria nuk është plan është thjesht rrahje zemre, gurgullim i fluturave të famshme në bark dhe hije sysh. Ama jo gjithnjë kanë të drejtë. Kimia padiskutim është e rëndësishme. Tërheqja pasioni, dëshira për të qenë pranë tij gjithashtu është diçka me vlerë për një marrëdhënie, ama këto arrin një pikë që pas disa kohësh nuk mjaftojnë. Dashuria nuk është vetëm punë zemre, brenda saj duhet të ketë edhe një fije llogjike. Nuk po flasim për materializëm, po flasim për aftësinë e një mashkulli për të qenë i denjë. Denjësia nuk shihet tek materializmi, surprizat që ai të bën për ditëlindje që t’i të ndihesh e lumtur apo fakti që të nxjerr çdo mbrëmje me shoqërinë. Këtu bëhet dallimi i një mashkulli: Sa i denjë është ai për të qenë babai i fëmijëve të tu, i vajzave të tua.

Në këtë botë nuk ka burra! Ka meshkuj që duan të bien në sy thjesht për gjenitalet e tyre ka dhe disa të tjerë që quhen baballarë, burra të denjë për të qenë “mbret” për vajzat e tua.
Pas të 25-ave detajet si prekja e dorës apo përqafimi dhe puthjet janë monotone. Dashuria e vërtetë e një burri ndaj teje shihet në planet që krijoni bashkë, në sjelljen e tij ndaj teje si një e dashur por edhe si bija e dikujt. Shihni mënyrën se si ai flet, mënyrën se si trajton termin familje, mënyrën se si këshillon, si koncepton gjëra që kanë rëndësi për jetën. Dashuroni një burrë që i do dhe i respekton “bijat”(edhe ti je vajza e dikujt) dhe jo dikë që e sheh gjininë femërore si një objekt seksual tani sepse më vonë do të prodhoni një familje të bazuar mbi diskriminim gjinor, mbi të bërtitura mediokre, mbi presione psikologjike jo vetëm për ty por edhe për fëmijët tuaj. Nëse fati e do që të keni një vajzë atëherë nëse yt shoq të ka parë ty fillimisht si objekt seksual, historia do përsëritet; për të e bija do të shihet nga të tjerët po njësoj. Do mundohet që ta mbrojë me teknikën e izolimit, të presionit “mos se ti je vajzë nuk je djalë” dhe aty për ty që dikur kishe në dorë t’i jepje duart apo ta përqafoje do të bjerë mbi vete pendimi më i madh. Eshtë e sigurt që për një moment do thuash: ky është burri im por jo një baba i denjë për fëmijët e mi.

Ndoshta këto duhen menduar më vonë se takimi i parë ama një gjë është e rëndësishme; Përpara se të ndërmerrni hapa seriozë mendoni edhe njëherë për këtë gjë: Dëshironi në krah një burrë që t’ju dojë por larg përgjegjësive apo një baba për vajzat tuaja? /Blitz.al/

I.M

Komento
Shperndaje