Blitz

 Breaking News

Këndvështrime/ Mësimi online dhe vendimi i ri i MA për studentët, po na ndihmon apo penalizon?

Këndvështrime/ Mësimi online dhe vendimi i ri i MA për studentët, po na ndihmon apo penalizon?
April 30
20:08 2020

Shënim: Ky artikull është shkruar nga Gilberta Lleshi, studente në Fakultetin e Drejtësisë, Tiranë dhe është terësisht A-Politik.

Vendimi përfundimtar i Ministrisë së Arsimit ne lidhje me përfundimin e vitit akademik, qartazi nuk është pritur në mënyrë të mirë nga një pjesë e studentëve. Mbase kjo mund të jetë zgjidhja më e mire e mundshme në situatën që ndodhemi, por a do të pasqyrojnë studentët më të mirën e tyre duke ndjekur këto metoda?
Sigurisht mendimet janë nga më të ndryshmet dhe askush nuk është absolutisht gabim apo saktë në menyren sesi e interpreton këtë vendim . Ashtu sikurse dhe tek unë si studente mund ta gjejnë veten me qindra studente të tjerë ose asnjëri…

Duke analizuar situatën në gjendjen e pandemisë që ndodhemi si fillim vlen për t’u theksuar zgjidhja e Ministrisë së Arsimit për zhvillimin e mësimit online, duke qenë se nuk ishim hasur më parë në një situatë të tillë e për këtë kjo metodë përbënte risi, edhe pse plot tre jave pas mbylljes se auditorëve…
Do e nisja me pyetjen më të shpeshtë që kemi hasur këtë periudhë: “Sa efektive ka qene metoda e mësimit online?”
Të gjithë kemi një përgjigje standarte per këtë, negative apo pozitive ngelet në këndvështrimin personal.

Nisur nga një shqyrtim paraprak së pari që në gjendjen psikologjike të studentëve ku në një kohë ku përballeshin me lajme vdekjesh e rritje te numrit të të infektuarve me COVID-19, motivimi dhe përqendrimi shkonte më shumë akoma drejt zeros duke u ngarkuar shumëfish emocionalisht për të përballuar edhe streset e kësaj risie.

Por le te themi që e përballuam dhe duhet të fokusoheshim tashmë për të arritur në rezultate produktive ku shfaqen te dyja anët e medaljes, puna e pedagogëve të cilët në maksimumin e tyre u gjindën të gatshëm dhe mjaft profesionistë për të përcjellë te ne informacionet më të nevojshme dhe nga ana tjetër studentët … Pikërisht për interesin më të lartë të studentëve kemi folur deri tani. Këto studentë a kan qenë po aq aktivë kundrejt punës së pedagogëve? Me vetëdije të plotë duhet të pranojmë që pjesërisht jo… Përmend fjalën pjesërisht pasi përpos mundimit, pjesëmarrjes nga të dyja anët, një pjesë e mirë e studentëve nuk kan pasur bazën , aksesin në internet.

Një pjesë tjetër pavarësisht materialeve elektronike, nuk kan pasur materialet lëndore, librat. Pritet që studentët të kenë pasur përthithjen në mos maksimale të paktën 70-80% të materialeve? Absurde! Në provime nuk besoj se do na vlersojnë vetëm per aq sa kemi përthithur por për aq sa kërkon lënda. Dalim në përfundimin që na intereson të gjithëve në fund të fundit, rezultatet e notave.

Periudha 3-4 javore e rikthimin në auditore kurrësesi nuk mund të zëvendësojë dhe të plotësojë mangësitë që kemi pasur nga mësimi online, ndaj përse duhet të rikthehemi?
Përse të mos e mbyllim këtë vit ashtu sic e nisem, online dhe të pretendojmë që të paktën kjo kishte një rrjedhë llogjike. Nuk pajtohem 100% me mendimin e djegjes së vitit shkollor sepse të gjithë kemi sakrifikuar deri tani dhe sigurisht ndikojnë shumë faktorë të tjerë, por rikthimi në auditore për një farë periudhe çfarë do të ndryshonte?! Patjetër që të njëjtin mendim ndaj edhe për sezonin e provimeve . Unë si studente e drejtësise do e kem të vështirë të përballoj volumin që lëndët mbartin si për provimet sezonale ashtu edhe për ato të vjeshtës për një periudhë kohe aq të ngjeshur, pasi e ritheksoj në fund na interesojnë rezultatet më të larta.

Do ndalesha shumë pak tek tarifa shkollore , jo për faktin e rëndësisë por për faktin se është dicka llogjike dhe lehtësisht e kuptueshme . Pse të mos kemi përgjysmim tarife? Gjendja ekonomike është rënduar për të gjithë dhe nga ana tjetër shteti po bën maksimumin për të mbajtur nën kontroll gjithçka, por a s’duhet të përgjysmohej dhe kjo tarifë ? Nuk është e nevojshme të përmend pagat e pedagogëve apo nga ana tjetër subvencionet që mund të japë shteti në këto raste , por dua të theksoj përgjysmimin e tarifës për faktin se vetëm një gjysëm viti shkollor kemi kaluar në auditore e pjesën tjetër fatkeqësisht në shtëpi!

E nderuar Znj. Shahini a nuk duhet të merreshin parasysh edhe mendimet tona në këtë vendim dhe të konsultoheshim të gjithë së bashku për një zgjidhje më të pranueshme nga ne ? Po për faktin se ekziston mundësia më e lartë e infektimit dhe më pas tejçimit të virusit në familjet tona duke rrezikuar dhe krijuar kështu një cikel kur ecuria e gjendjes nuk është 100% parashikueshme ?

Si përfundim mund të më drejtohet edhe mua pyetja e tipit “Çfarë zgjidhje propozon ti?”
Përderisa kemi bërë deri tani një sy qorr e një vesh shurdh sikur mësimi online ka qenë 100% efektiv le të vazhdojmë me këtë dhe te paktën vetëm provimet të bëhen në auditore për ti dhënë mundësi të barabartë të gjithëve . Rikthimi për zhvillimin e mësimit për një periudhë 3-4 javore nuk është me pak fiktive sesa kjo që kemi nisur. Duke shpresuar që e gjitha tja vlejë ,më ngelet vetëm t’ju uroj suksese të gjithëve!

Share