Blitz

 Breaking News

”Ju sot i vratë të gjitha gratë!” Dojna Mema sapo na kujtoi mentalitetin fatkeq të vendit ku po jetojmë!

”Ju sot i vratë të gjitha gratë!” Dojna Mema sapo na kujtoi mentalitetin fatkeq të vendit ku po jetojmë!
February 28
19:42 2020

Nga lajmet e shkruara gjatë ditëve të fundit kemi kuptuar se në Shqipërinë tonë të vogël ekziston ende mentaliteti fatkeq,ku burri ka çdo të drejtë mbi gruan: madje mund ta vrasë atë. Kjo tregon qartë që pikpamja jonë për jetën dhe të drejtat është ndryshe nga bota.
Në këto raste, ne ngrihemi të gjithë e pushkatojmë burrat, por nuk e kuptojmë që në Shqipërinë tonë të vogël nuk ka vetëm burra të frustruar por edhe gra. Të cilat kanë turp nga vetja e tyre dhe organet që u përkasin. Besoj se më këtë frazë ua merr mendja se ku duam të dalim:

Dojna ka vizituar Musée d’Orsay, muzeu më i famshëm në Paris dhe ka shkrepur një foto të pikturës “L’Origine du monde” të piktorit francez Gustave Courbet.
Në instagramin e Dojnës u postua një foto e veprës “L’Origine du monde” të piktorit francez Gustave Courbet që gjendet e varur në një prej vendeve më të rëndësishme dedikuar artit modern Musée d’Orsa .

“Kur sheh veprën “Origjina e Botës” të Courbet, kupton funksionin që ka në të vërtetë arti. Të japë një mesazh , të jetë  i pavarur, të parashikojë  të ardhmen dhe PO duhet të jetë shokues, sepse vetëm ashtu levizin ujerat e ndenjur.” – Marina Abramovic.

Piktura është bërë në vitin 1866 nga piktori i njohur francez Gustave Courbet, i cili i përket rrymës realiste që ka për qëllim të përshkruajë jetën në formën më reale të saj.
“L’origine du monde” është vendosur në vitin 1995 në muzeun “Orsay” në Paris, një prej muzeve më prestigjoz në Europë.

Por sapo njerëzit panë këtë postim vendosën të kryqëzonin Dojnën në një lumë komentesh plot urrejtje, dhunë dhe përçmim.
Dikujt i dukej turp, dikush cilësonte si të përdalë moderatoren, dikush e godiste në pikën e saj të dobët, dikush turpërohej se do e shihnin 10 vjeçarët, dikush bënte shaka skandaloze (muhabet brisqesh me pak fjalë), dikush,dikush dikush…

 

Të gjithë këta “dikush” përfshirë burra dhe gra, të mëdhenj e të vegjël nuk ngurruan të tregonin edhe një herë më qartë mentalitetin fatkeq në të cilin janë rritur, injorancën që i karakterizon, paragjykimet pa nivel.

Edhe pse në vitin 2020, jetojmë në një botë ku gruaja, nëna, motra vazhdon të shihet si shërbëtore, organet gjenitale vazhdojnë të shihen si “turpe”, burrat vazhdojnë të komandojnë dhe të trokasin gjoksin me krenari duke thënë: Unë jam burrë dhe bëj çfarë të dua!

Pra, jemi për të ardhur keq!
Kërkojmë të bëjmë si mendjehapur dhe shoqëri feministe, por mund të kemi çdo lloj karakteristike veç feminizmit dhe të qenit mendje hapur. Jo vetëm burrat i sulmojnë gratë sepse dhe gratë janë të gatshme të pijnë gjakun e njëra tjetrës.

Boll me paragjykime, xhelozi dhe komente të cekta: Të dashur prindër e vecanërisht ju nëna, nëse fëmijës nuk i mësoni si ka lindur, sa e shtrenjtë dhe e rëndësishme është gruaja, atëhere vazhdoni të prisni dhe mos qani kur yt bir të vrasë ty, gruan apo motrën. Faji do të jetë i yti sepse ti ashtu e rrite!

Është e trishtë se si ka ende njerëz të cilët ofendojnë, dhunojnë, gjykojnë, vrasin dhe kanë frikë të shohin një pikturë të bërë dy shekuj më parë!

Vajza të dhunshme me vajzat, djem të dhunshëm me vajzat , nëna të inatosura vajzash që janë të terrorizuara se ato mund (larg qoftë) të shohin organin e tyre gjenital! Është e turpshme se si dhunohet një vajzë publikisht dhe të gjithë heshtim.

Jo me larg se dy ditë më parë Dija u vra në Durrës, Esmeralda në Mirditë dhe sa të tjera prej kësaj dhune, e gjithë kjo sepse nuk shohim me adhurim KË JEP JETË!
Gëzuar 8 Marsin paraprakisht!

(NGA NJË VAJZË QË DO TË JETOJË)

Share