Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Këndvështrim) Hakërrim Modern

(Këndvështrim) Hakërrim Modern
September 25
14:13 2018

(Ali Asllani, koha e virtualizmit)

Është tragjedia shqiptare që dikur shqetësonte poetët patriotë.

Është tragjedia shqiptare sot që shqetëson popullin jopatriot.

Ku janë poetët?

Ku është pena që flet e godet më shumë se plumbi?

Mos vallë edhe poeti patriot bashkë me poezinë e tij ka emigruar?

Apo edhe poeti e ka shitur poezinë për një çantë LV Neverful MM, me inicialet e tua dhe të dashurit që ta blen si vërtetim dashurie?

Po shkruaj sot jo si poete, as si shkrimtare, as si çfarëdo mund t’ju shkojë juve nëpërmend.

Po shkruaj se unë vdes ta ngre zërin. Po shkruaj se e kam ndjerë gjithmonë që jam një zë që nuk dua të editohem.

Po shkruaj sot se dua të hakërrehem si Ali Asllani dikur.

Nuk po hakërrehem për gojën e çakallit që ha popullin dhe bën deklaratë anti-vjedhje.

Nuk po hakërrehem se sot është botë e maskarenjve që gradojnë atë që tërheqin për hunde.

Nuk po hakërrehem për kopiëet që për një kolltuk ulen aq poshtë, sa lëpijnë shollën e këpucëve, po s’ka gjë se sot të paktën është e kuqe dhe ka emrin Louboutin.

Nuk po hakërrehem për dallaveret nëpër zyra e dallaveret nëpër tavolina, ku askush nuk diskuton për të zhvilluar veten, po diskuton për të ulur të zhvilluarin.

Nuk po hakërrehem se nga fshati që digjej, kryekurvatqë krihen ikën për të bërë buzët dhe mollëzat.

Nuk po hakërrehem që të pabrekët me tetë klasë shkollë në drekë, i zuri darka milionerë, më japin mua leksione suksesi se edhe Bill Gates la shkollën për t’u bërë bilioner. Po suksesi këtu është përpjesëtim parash në pastrim lekësh politikanësh, droge dhe tenderash. Suksesi nuk është për atë që s’di të lidhë kollaren, së kollarisja është punë e sofistikuar për njerëz të sofistikuar.

Nuk po hakërrehem për sistemin e drejtësisë, ku vrasësi lahet me 100.000 euro Rolex në duart e gjykatësve. Më falni, se tani edhe Rolexi ka dal jashtë mode, tani kryefjala është Audemars Piguet. (Holly Shit!)

Nuk po hakërrehem për spitalet, ku po ike për urgjencë për gjak të kërkojnë lek nën dorë për ta blerë. Se si do i çojnë fëmijët nëpër shkolla jashtë t’i bëjnë doktorë dhe doktoresha si veten, që të bëjnë lek si mami dhe babi me gjakun e popullit.

Më besoni, thjesht po hakërrehesha me nga një fjali sa të merrja zemër që të hakërrehesha për atë që vërtetë është problem i këtij mijëvjeçari.

Po hakërrehem se ky mijëvjeçar, me mijëvjeçarët e vet s’ka më dashuri. S’ka më poezi për dashurinë, ka kompromis. S’ka më poezi për forcën për të ecur përpara, s’ka më poezi për shoqërinë e vërtetë, s’ka më poezi që shkruhet e zeza mbi të bardhë, ku e zeza flet për zërin që s’ka fuqi të ulërasë.

S’ka më ecejake me shokun e shoqen e ngushtë, edhe miqtë ndajnë problemet familjare.

S’ka me telefonatë në orën tre të natës, ku shoku të shqetëson se nuk ndjehet mirë. Nuk ka më diskutime mes shoqesh për të ardhmen, por ka diskutime për këpucët me taka Louboutin se sholla e kuqe tregon class, se po nuk ke edhe ti një “crossbody” Gucci, s’je e përshtatshme për shoqërinë. Ku gocat e quajnë veten Enterpreneur sepse burri (dashnori ose i dashuri, ça rëndësie ka) i hap dyqan që të ketë edhe kjo statusin Bussineswoman, tek bio në Instagram.

Kurrë s’e kam kuptuar se si matësi i kënaqësisë dhe i vetvlerësimit është sasia e pëlqimeve dhe e komenteve në Instagam. E pas kësaj, kënaqësia se ato që komentojnë dhe të shajnë janë inatçore, dhe po ke plot njerëz që të shajnë, ti je drejt rrugës së suksesit. (Sorry mate, you are just a bitch, you are not climbing your ladder of success, you’re just climbing something else.)

Po hakërrehem për një vend ku të gjithë të bashkohen dhe të ndajnë pasionet e veta. Po hakërrehem për një rini më inovatore, për një rini që ka një zemër plot dhe që ka ëndrra dhe qëllime për të arritur. Po hakërrehem për mungesë të madhe vetbesimi, ku për një foto në Instagram përdoren 1001 photoshope, dobësime barku e zmadhim b*the. Po hakërrehem për dëshirën e madhe për të ledhatuar sedrën e dëshpëruar, ku meshkujt mendojnë se makina tregon pushtet dhe se Iphone X në njerën dorë tregon orën Rolex të vjedhur nga një vërtet i pasur.

Po hakërrehem se kam nevojë për njerëz që janë burim idesh, që janë burim pozitiviteti, që janë burim energjie pozitive, që janë burim mirënjohjeje dhe burim force për të marrë në dorë të ardhmen e tyre.

Po hakërrehem se dashuria po blihet me para, udhëtime e buzhuteri. Po hakërrehem se dija po blihet me para dhe pushtet. Po hakërrehem se talenti po bëhet komercial. Po hakërrehem se bukuria është kthyer në botox dhe frika e femrave s’është fyerja e burrit, po celuliti. Po hakërrehem se shumica janë të palumtur dhe se lumturia është thjesht virtuale.

Po, fundja ajo që më bën të hakërrehem më shumë është që unë po hakërrehem… VIRTUALISHT !

Shkruar nga #IamTheVoice

Komento
Shperndaje