Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Historia që kërkon të flasë… (nga Marin Mema)

Historia që kërkon të flasë… (nga Marin Mema)
September 20
18:09 2018

 

E kaluara historike që mban mbi supe Shqipëria, ka bërë që shpesh e sotmja të mbivendoet me lashtësinë.  Dhe ashtu pa e kuptuar ndodh të jetojmë shumë pranë rrënojave shekullore me vlera të jashtëzakonshme historike… Ka mjaft raste që mund të përmenden, por ndoshta jo shumë janë në djeni se fare pranë një destinacioni turistik siç është sot “Shkëmbi i Kavajës” janë gjurmuar kohë më parë mbetje arkeologjike me rëndësi. Sigurisht jo pak herë është theksuar fakti se pranë këtij vendi u vendosën edhe lëvizjet e mëdha të ushtrive të Jul Cezarit e Pompeit gjatë luftës civile për sundimin mbi Romën, por jo vetëm. Veç gjurmëve historike që lidhen më këtë përballje titanësh, arkeologët kanë identifikuar në terren objekte që derdhen thellë në histori.

Arkeologu Halil Myrto në vitin 1988 solli rezultate të rëndësishme për fshatin Gjuricaj, e në ndërkohë ka bërë me dije edhe egzistencën e nje kishe mesjetare mbi “Shkëmbin e Kavajës’’. Në punimet e kryera në atë kohë u has në një trakt muri, por edhe gjashtë varre. Pra këta elementë tregojnë se edhe mbi këtë shkëmb kaq të njohur nga shqiptarët ka egzistuar një objekt kulti në të cilin janë kryer rite mortore rreth shekullit të XIII. Veç të tjerave janë nxjerrë disa filxhanë, gozhdë hekuri e monedha që i përkasin një prerje të mbretit të Siçilisë, Manfredi. Askush nuk mund të thotë si kanë ardhur në këtë vend, por fakt mbetet se mbi “Shkëmbin e Kavajës” ka patur një aktivitet të dendur fetar, e ndoshta edhe një qender të vogël. Sot e gjithë kjo pjesë, hesht, e bashkë me të edhe këto të dhëna janë mbuluar nga pluhuri…

Në mjaft raste është vënë në dukje dhe është ngritur zëri edhe në media për lënien në mëshirë të fatit të këtyre vendeve të cilat hera – herës sikurse është denoncuar janë kthyer edhe në pika për të kullotur bagëtitë apo ku abuzuesit e ndryshëm hidhen në kërkim të thesarëve të fshehur.

Pafund zona të tilla flenë apo shkatërrohen kur mund të përdoreshin në dobi jo thjesht të studimit të historisë shqiptare, por edhe turizmit kaq shumë të trumbetuar së fundmi./Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje