Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Djathi dardan “caseus dardanicus” dhe eksporti i kërmijve të Ilirisë- Nga Marin Mema

Djathi dardan “caseus dardanicus” dhe eksporti i kërmijve të Ilirisë- Nga Marin Mema
July 23
20:06 2019
Rritja e kafshëve në Ilirinë e Jugut ishte një nga aspektet ekonomike më të organizuara. Ky është një fakt që sikurse bëjnë më dije arkeologët e studiuesit , është konfirmuar edhe nga mjaft autorë. antikë. Kështu, banorët e Ilirisë së Jugut merren si ndër shembujt më të mirë të rritjes së kafshëve.
Konkretisht, lidhur me këtë veçori, Iliria e Jugut përmendet edhe nga Çezari, i cili vë në pah cilësinë e mirë të dhenve që rriten në masë të konsiderueshme në këtë rajon. Mesa duket me këtë fakt lidhet edhe zhvillimi i prodhimit të qumështit, përpunimit të mishit dhe prodhimit të leshit, për të cilin flitet se ishte e një cilësie të mirë, aq sa Plini e cilëson si të ngjashëm me fijen e flokut.
Arkeologët saktësojnë se ndonëse nuk njihen punishte ku bëhej ky përpunim i leshit, referuar sasisë së madhe të prodhimit dhe të fitimit, kjo industri duhet të ketë qenë nga më kryesoret në këtë rajon, madje duke u eksportuar edhe në Itali.
Kafshët që rriteshin me kujdes në Ilirinë e Jugut ishin edhe kuajt, për të cilët kishte shfaqur interes Roma, duke mundësuar që të bëhej eksporti i tyre, për shkak të cilësive që kishin.
Ndërkohë autorët antik na referojnë se një prodhim i rëndësishëm mësohet të ketë qenë edhe djathi. Për këtë prodhim njihej shumë zona e Dardanisë, e cila prodhonte caseus dardanicus. Një tjetër artikull që eksportohej në Itali janë edhe kërmijtë e Ilirisë, shumë të njohur në Romë dhe nga më të mëdhenjtë në treg.
Gjithashtu edhe sa i takon peshkimit, Iliria nuk mbetej pas. Peshkimi përbënte një tjetër element të rëndësishëm të ekonomisë ilire, i përqendruar kryesisht në qytetet bregdetare të Ilirisë, por pa lënë mënjanë edhe lumenjtë dhe liqenet. Shembull konkret sjell autori antik Straboni, i cili përmend liqenin e Ohrit si një vend ideal për kripjen dhe tharjen e peshkut.
/Blitz.al/
Komento
Shperndaje