Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dashuria nuk mundet të të marrë jetën por budallallëku me brirë po!

Dashuria nuk mundet të të marrë jetën por budallallëku me brirë po!
January 22
16:28 2018

 

Nuk mundet dashuria të të marrë jetën por budallallëku me brirë po!

Një ngjarje e rëndë ka shokuar gjithë shqiptarët ditën e djeshme. Ariela Murati, 21 vjeç u qëllua për vdekje nga një 23-vjeçar, Aldison Belulaj një djalë që e përndiqte dhe dëshironte medoemos të kishte një lidhje me të ndjerën. Thuhej se arsyeja përse ai mori koburen dhe i dha fund jetës të vajzës që supozohej se donte më shumë, ishte se ajo nuk e pranonte, sepse thjesht nuk e dashuronte.

Nuk është hera e parë që dëgjojmë për masakra të tilla, për budallenj me brirë që duhen mbyllur në psikiatri sa herë që hapin gojën dhe thonë se e duan një vajzë dhe me çdo kusht duhet të jetë e tyre. Po kush je ti o biçim njeriu që i merr jetën një luleje që ende nuk kishte nisur të lulëzonte? Kush je ti o biçim biri që i vjedh jetë një familjeje? Kush je ti o biçim njeriu që familjes tënde i vjedh  birin? E kam me ty, që po lexon dhe edhe pse nuk e pranon, ashtu si padashur po bën të njëjtin gabim.

Sa çmenduri ka në këtë vend, çfarë marrëzirash ndodhin në këtë botë! E po koqe gruri është ajo e shkreta! Dhe kush është justifikimi që unë nuk e përtyp dot: E bëri se e donte, e vrau se e donte dhe pastaj nga dashuria vrau edhe veten!

Ky stili Romeo e Zhuljetë nuk është romantik, është budallallëk. Askush nuk vret nga dashuria, askush nuk merr jetë nga një ndjenjë aq e pastër. Ai që dashuron nuk mëkaton kurrë. Nuk mund të vrasësh kur dashuron, asnjëherë, kurrë në botë!   Kjo farë e qelbur që i drejtohet kobures me justifikimin ”o e imja o e asnjërit” duhen mbyllur në psikiatri.

Çbëhet kështu me këta të rinjtë sot? Ironia e donte që djali që kreu krimin të ishte infermier, personi që të ndihmon i pari kur ti shkon në spital, në shumë raste me ndihmën e shpejtë të shpëton edhe jetën. Në këtë rast teksa mësonte rëndësinë e të shpëtuarit një jetë, në kokë thurrte planin për të marrë dy të tilla.

Nuk dua të flas më konkretisht për rastin. Ka me mijëra djem  të tjerë që aktualisht fjalën “të vrava po s’je e imja” e përdorin rregullisht. E dini kush janë këta? Janë njerëzit më frikacakë në botë, ata që nuk do mundin kurrsesi të duan, e që do i duan vetëm ata që i kanë bërë kokën, ata që fshihen pas fjalës “të vrava” sepse janë palca më e trashë e shoqërisë e që nuk do ecin dot kurrë në jetë.

Ti, që tani po i bën presion një vajze të të dashurojë me çdo kusht, t’i që e gjuan gruan tënde sepse kripa e gjellës nuk është në masën  e duhur, ti që përdor dajakun sepse fustani i të dashurës tënde është mbi gju, ti që i ke prerë flokët gruas (o zot, e di që ka ndodhur)  se i flet një ku*ve (sipas teje) komshie në pallat, ti zuzar njeri  që i bie gjoksit se ke dy dashnore njëkohë e një grua që të ngroh krevatin…

Ti s’je njeri, as kafshë se të bëjmë qejfin, je qelbësirë, je ideologjia që mos i mbiftë më fara në këtë Shqipërinë tonë që se lanë e se lanë të bëhet!/Blitz.al/

I.M

Komento
Shperndaje