Blitz

 Breaking News

Covid-19/ Mbase jeta është më e bukur në këtë mënyrë!

Covid-19/ Mbase jeta është më e bukur në këtë mënyrë!
March 30
18:40 2020

Po shqetësoheni shumë të nderuar njerëz? Po ju zotërinj qeveritarë po shqetësoheni?
Po keni të drejtë, ja unë për shembull ndodhem në shtëpi i frikësuar ashtu si mijëra njerëz në të gjithë botën. Po po e kam me gjithë mend, po rrimë mbyllur e të vrarë ashtu siç rrinë të strukura mijëra kafshë në foletë e tyre, ashtu siç vriten me mijëra kafshë çdo vit, mos them me miliona se duket keq apo jo?

Kur e mendoj thellë-thellë, kuptoj që ne njerëzit nuk qënkemi aq qënie të forta, por jemi mjaftueshëm psikopatë për t’u quajtur njerëz.
Po bëj një rikujtim të shkurtër nëse më lejoni. Thuhet se ky COVID-19, erdhi nga kafshët. Jemi dakort deri në këtë pjesë.

Po mirë, si ka mundësi që llojet e tjera të kafshëve nuk po preken, por vetëm njerëzit po vdesin nga ky virus i dashur? A mos ndoshta ne jemi … OSE JO JO, NUK MA NXË GOJA TA THEM!
Por ju do e kuptoni dhe nuk do t’ju vijë keq besoj.

Nuk do t’ju vijë keq se e dini se ç’kemi bërë. E dini ç’kemi bërë apo jo?
Po, kemi krijuar një ARMË TË SHKATËRRIMIT NË MASË, një virus vdekjeprurës dhe a e dini kush është?
Është mendja jonë e ndritur, revolucionare dhe shumë moderne.

E keni menduar ndonjëherë se sa shkatërrim kemi sjellë ne njerëzit?
Nëse do t’i numëronim do ishte shokuese dhe është shokuese.

A nuk mendoni se ne jemi virusi i vërtetë në këtë botë?
A mos ndoshta ata shkencëtarët amerikanë duhet të zbulojnë një antivirus për virusin “NJERI-XVIII”?

Mijëra (miliona) kafshë të masakruara çdo vit, për t’u sjellë njerëzve kënaqësi financiare.
Miliona (miliarda) pemë të shkatërruara dhe të djegura plotësisht, për t’u sjellë njerëzve kënaqësi financiare.

Qindra (mijëra) fëmijë vdesin çdo vit nga uria, sepse njërëzit e pasur nuk duan t’ia dinë për këtë, madje përfitojnë në kurriz të tyre. Më thoni ju lutem mund ta krahasoni pak numrin e të vdekurve nga COVID-19 me numrin e kafshëve dhe pemëve të djegura në AMAZONË dhe AUSTRALI? Ju dalin gjë numra të krahasueshëm. Nëse ka një vrasës dhe një virus në këtë planet, ai është vetëm njeriu.

COVID-19 është thjesht një antivirus i prodhuar me kujdes nga Nëna Natyrë, që po eksperimentohet. Duke parë që ky eksperiment po funksionon, ju siguroj që ky është vetëm fillimi i asgjësimit të virusit “NJERI-XVIII”.

Po fillon që nga koka e virusit, nga ata trimoshat që nuk pyesin për natyrë e për jetë, por mësyjnë drejt parasë me çdo kusht pa marrë parsysh pasojat që shkaktojnë. Dhe ne jemi duke e bërë të madhe apo jo? Po bëjmë gjithë ketë jehonë, ndërsa kafshët ndihen të qeta, pemët më të freskëta dhe bashkë po festojnë, ashtu siç fesojmë ne duke ndenjur mbas oxhakut me dru lisi, ashtu siç festojmë çdo vit të ri me gjelin e detit në tavolinë.

A nuk ka ardhur koha të festojnë pak Natyra bashkë me djemtë dhe vajzat e saj? Unë mendoj se po, mbase jeta është më e bukur në këtë mënyrë. Ndërsa ju njerëz, prisni se ka akoma, NËNA NATYRË MENDON PËR TË GJITHË./ Kristi Kumria

Share