Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Ça thotë buka me turshi dhe ajfoni iks?”

“Ça thotë buka me turshi dhe ajfoni iks?”
August 05
11:34 2018
Nga Granit Përzhita

Se kisha menduar se do kaloja të gjithë verën time duke bërë moral për diçka që e kam bërë vetë (por së paku e kam bërë dy, maksimumi tre herë…).

I shtyrë nga rrethanat, gjendja mizerabël e vendit tim, dhe vendit tonë në përgjithësi, rreziku se mos ndonjëherë me tërë këto lluksorinash do mbetemi pa bukë është në nivelet më të larta të tij.

Nuk di të shikoj një të ri që në vend të mbajë librin e fundit të botuar në duar, veç ndonjë mazokist që lexon si duhet bërë seksi anal në ndonjë revistë të huaj (dhe prapë nuk quhet lexim…) por veç të rinj të ngrefur tërë qejf që skrollojnë Instagramin, dhe i biejnë qylit.

Por qylit me sufllaqe, qylit me bukë me djathë e domate, qylit i bien edhe me turshi e kos të bërë në shtëpi. Qylit i bien edhe me çorape e brekë me vrimë, qylit i bien edhe me masturbimin e ditës, e të natës.

Qylit i biejnë duke hapur profile false teksa i komentojnë gjithëfarëlloj njeriu të ri e të vjetër, të famshëm e të strukur, të mirë e të këqinj, të pastër e të llumnosur. Të gjithëve bre lalkë, të gjithëve.

Por si do të shkojë kjo punë kështu?

Nëse do nxjerrim gjithnjë dhe më shumë jetën tonë të pavërtetë, jetën tonë të shkërmoqur, jetën tonë të skandalizuar nga fotot që matemi dyqind herë t’i postojmë se duhet të na dalë drita e koktejit perfekt aq sa ta besojnë që tagg-u i vendit është më të vërtetë Jala, dhe jo një copë cep alla durrsak, ku muti i dhjerë te mbyt me erën e keqe, dhe mushkonjat të bëjnë mish të kuq vetëm me një të kafshuar.

Jo mo jo.

Kurrë nuk do të marrë fund.

Aq më tepër se ne po i vetëushqehemi kësaj bote se mund të bëhemi dikushi në jetë vetëm duke i nisur çdokujt follou, e duke pritur të arrijmë atë shifrën-objektiv që i kemi vendosur vetes. Jo vetëm kaq.

Objektivi këtyre delirëdashëësve mund të jetë edhe lëpirja, gojorja, dhe … mos të ndyej gjuhën time më tepër.

Si çdokush edhe unë mund të kem qenë në ndonjë situatë të tillë, por ama pija e “dreqit” më ka dalë prej vitesh. Nuk kam asnjë llogari në rrjetet sociale që bën namin, çahet me pëlqime, komente, vieës-ëra, apo me njerëz të cilët janë VIP-ëra këtu ku rrijmë ne dhe më ndjekin.

Jo. I kemi thënë gjithnjë vetes se nuk duhet të jemi më pak të mirë se tjetri, por gjithnjë më të mirë se tjetri.

E habitshme me ç’frymë kancerogjene i kemi ushqyer qelizat tona, dhe e super-habitshme me ç’mllef 20 lekësh na kanë ushqyer shumë prej të afërmëve (duke mos përjashtuar as prindërit).

Ne nuk po jemi në gjendje që të plasim në shesh jetën tonë reale. Atë që fshihet pas turshive, gjizës me speca djegës, groshëve qe i bëjmë edhe në pikun e korrikut e të gushtit se nganjëherë nuk kemi ore ç’të hamë, apo plazhin pesëmbëdhjetëditësh në Hamallaj se aty e gjeti babi më lirë se nuk i dhanë gjë tek puna si mësues për këto pushime, madje as për Vitin e Ri.

Ne nuk jemi në gjendje ta pranojmë që një ditë mund të jemi të pasur, por ajo ditë nuk do vijë duke shtuar ndjekësit, duke nxjerrë foto me të mbrapme apo me parakolpe se kështu do gjeni ndonjë burrë mjek të paprekur dhe që e do shumë gruan e tij të ardhshme (me pak fjalë juve domethënë).

Ne nuk jemi absolutisht në gjendje të ndërtojmë të ardhmen këtu, se do vdesim “urie” për ca havjar që e marrim tek Landa (ajo mi që shet me shumicë sa herë që duhet t’i bëj pështypje ndonjë zogëze ne Instagram kur më shkruan e para, po deshe ta jap numrin, më shkruaj në dajrekt).

Ne nuk jemi në gjendje të jemi kaq sa jemi se kemi frikë të pluhrosemi saqë kur të vdesim do na ikin të gjithë follouersat edhe aty do quhemi të mbaruar.

Jo për gjë po atëherë “rehatohet” njeriu në dynjanë tjetër (që për kokëboshët është realiteti jonë i përditshëm).

Tani te iki unë çik deri tek kushuriri se do më japë ato atletet e bukura me qafë të bardhë që i bleu njëzetëmijë lekë të vjetra po në një faqe i pashë dyqindmijë lekë. Hë se origjinale duken, po hë!

Komento
Shperndaje