Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Berati, aty ku realiteti flet me gjuhën e legjendës (nga Marin Mema)

November 08
15:48 2018

Berati është një qytet që nën këmbët e tij fsheh jo thjesht historinë, por edhe misteret e një qendre që ende nuk ka treguar plotësisht vetveten. Të fundit gërmimet të mirëfillta janë realizuar mëse 40 vite më parë. Që prej asaj kohe ka patur shumë fjalë, por ato nuk mundet t’i tregojnë gjurmët e vërtetë të këtij vendi. Ata që mendojnë se e njohin Beratin dhe vlerën e fshehtë të këtij qyteti, ndoshta nuk duhet ta thonë këtë gjë me sigurinë më të madhe. Berati mund të surprizojë…

Gërmimet e viteve ‘70 kanë treguar se në brendësi të kalasë ka patur punishte për prodhimin e qeramikës si për material ndërtimi ashtu edhe për përdorim të përditshëm. Arkeologia Hëna Spahiu ka bërë një punë të mahnitshme në atë kohë për të evidentuar sa më mirë e qartë këto të dhëna, përmes të cilave mund të krijohet një imazh më i qartë i Beratit të nëndheshëm.

Qeramika e shekujve IV – II para erës sonë tregon përmasat zhvillimore që kishte Berati, çka përforcohet edhe nga gjetja e monedhave të ndryshme, tregues këto i lidhjeve më së shum6ti me Dimalin e Apolloninë. Muret ilire të Beratit dallohen në disa pjesë që përbëjnë atë që arkeologia Spahiu e cilësonte këmishën e brendshme të qendrës. Jeta si qendër e zhvilluar në Berat mendohet se nis në shekullin e IV para erës sonë, por kjo s’do të thotë se fillesat janë të së njëjtës periudhë. Rrënjët e para të vendbanimit janë shumë më të hershme. Aq të hershme sa askush sot nuk do të mundet të japë një përgjigje të prerë për fillesat e tij.

E sigurt është se Berati mbetet një legjendë, por ndryshe nga të tjerat është një legjendë që ende jeton, merr frymë, është e gjallë përmes banorëve e të dhënave që tregojnë se këtu bota e nëntokës është edhe më e magjishme./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje