Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Baza ajrore e Gjadrit” – nga Marin Mema

“Baza ajrore e Gjadrit” –  nga Marin Mema
July 02
20:05 2018

Nga: Marin Mema

Në mes vitet ‘70 në Shqipëri u ndërtua “Gjadri”, një nga bazat ajrore më moderne, e të fuqishme, që një ndër elementët kryesore të veçantisë kishte tunelet e ndërtuara brënda malit. Këta tunelë ishin rreth 600 metra të gjatë, ku qendronin tw vendosur rreth 50 avionë. Janë dashur plot pesë vite punë e xhenierëve, specialistësh të tjerë dhe mijëra punëtorësh nga Shkodra, Lezha e rrethinat e tyre për ta ndërtuar këtë bazë. Por përtej forcës punëtore vendase, ndërtimi i saj është asistuar edhe nga specialistë kinezë, të cilët bënë të mundur një aerodrom të cilësisë së lartë dhe mjaft bashkëkohor.
Pista e fluturimit shtrihet në fushën e Zadrimës, pranë fshatit të Gjadrit, rrëzë malit të Kakarriqit. Ndonëse baza kishte një shtrirje disa kilometra katror, padyshim që tunelet ishin pjesa me e rëndësishme e saj. Edhe sot në to, përtej errësirës dhe zbrazëtisë gjen arka të pahapura, me motorrë të rinj avionësh MiG. Sado të duket e pabesueshme ata janë ende në qese, pra të papërdorur. Dikur këtu, në këta tunelë u dislokuan mes të tjerash 11 avionë MiG 21 dhe 24 avionë MiG 19.
Sipas asaj që tregon Klement Aliko, ish pilot MIG-21 dhe komandant i Flotës Ajrore, brenda tuneleve ndodhej edhe pjesa e administratës, me zyra që shtriheshin në korridoret e gjatë e të kryqëzuar me njëri-tjetrin. Gjithashtu nga rrëfimi i tij vlen të përmendet se depot e armatimit, depot teknike të pjesëve të këmbimit të avionëve dhe depot e karburantit me 5 milion litra brenda, ndodheshin të futura në tunel (në brendësi të malit). Ndërsa tre motorrë diesel, dy me 75 kilovat dhe një 250 kilovat do të përdoreshin në rast lufte, nëse do të kishte ndërprerje të energjisë elektrike.


Të futesh sot në bazën ajrore të “Gjadrit” padyshim që duhet një leje e veçantë nga Ministria e Mbrojtjes dhe e gjithë përshtypja që të mbetet pas vizitës së saj, është se padyshim në sistemin e kaluar ajo ishte e gatshme ti përgjigjej situatave të ndryshme. Objektivi i parë qëndronte në moslejimin e avionëve Jugosllavë të kryenin shkelje të hapsirës ajërore , por jo vetëm . Avionët e bazës së Gjadrit ashtu si ata të Kuçovës janë përdorur edhe në raste të shkeljes së hapsirës detare, duke monituar nga sipër çdo situatë delikate. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje