Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Aty ku nga rakia lind dashnia”

“Aty ku nga rakia lind dashnia”
March 02
20:33 2018

Ishte ora 5 ,e masdites.Frynte nji er e fort sa t’merrte mendimet me vete!Nji dimën kishte ardhun me na vizitue,me e vizitue Tiranën,Tiranën e ditve me dill.Mue m’kishte gjet tu ec rrugëve ,tue kërkue nji cop vend për me u fut,për me e largue kët t’ftoft mendimesh e zemre. Hapat e rand’ lypshin me lan gjurm,e me gjet gjurm t’reja. U nisa n’drejtim t’paditun…

Nji fllad m’drejtoi n’tan rrugën e , si pa dasht m’drejtoi për në nji vend, nji kafe të vogël, t’strukune ambël, n’zemër t’ktij qyteti. U ndodha përball ksaj kafje ,e sikur nji arom e vitveve 80′ po mkthente n’kujtim e m’ftonte me u fut mrena. Hapa derën,e si pa kujtue nuk ndjeva t’ftoft! M’u zhduk,si hije…

N’at vend kishte diçka, diçka q’i t’bante për vete, dicka që dukej e akullt , po ishte ma shum se nji zjarr i mshefun. Zuna vend n’nji tavolin aty afër, u ula në nji gjysëm trungi q’i shërbente si karrige. Për çudi, për her t’par nuk po ndihesha “e huej”. Ky vend, kjo kafe po m’bante per vete. Përball kisha nji objekt t’çuditshëm, që mu desht pak koh me e kuptue çka ishe, nji “kazan” rakie. Në mendje m’kaloj im atë, e koha kur ai prej rrushit, kumbullës, kajsive e frutave tjera, nxirrte nji lloj pijeje, që unë vetem prej aromës e “urreja”, po që n’at moment, aty, fillova me ” e dasht, a noshta me ja kuptu at rëndsin e saj si pije. Kisha nji çift afër, që po të dy, kishin marr nga nji teke rakie, e po e pinin me aq dashni, me aq endje tue shoqnue me përqafime e ndonji copëz puthjeje. M’lindi nji mendim. N’kyt vend “Nga rakia lindka dashnia” ?

S’kisha ma t’ftoft, mora nji çaj, t’cilin ma solli nji vajz e ambël shum e ma shoqnoi me nji buzqeshje që ma ngrohi dhe ma shum shpirtin. Vinte nji er bimësh mali, e perzieme si :mal,det e fushë. M’banin përshtypje shum qilimat e vjetër t’shtruem në at hapsin që dukej sikur t’jepnin ndjesinë e shpis. Ai vendi ku isha ul unë, quhej “Sofra” se edhe tavolina kishte formën e nji sofre, e m’kujtohej fmijnia, ku mblidheshim rreth sofrës tmadhe në fshat, e na u ndajke rracioni: buk, djath, domate e na n’gar me njani -tjetrin se kush hangër ma shpejt e ma shum. Eh!

Kisha ardh në vendin e duhun, po nuk m’lente kureshtja. Sytë m’kishin zan shumë objekte, edhe shpesh m’dukej sikur isha fut në periudhën e nji kohe tjetre, sikur s’kisha hap deren e nji kafje, po deren e nji t’kalueme (nga ato te kalueme që bahen të ardhme, të ardhme të pandashme). Kisha ardh n’vendin ku i ftofti s’dinte me depërtu, po “i nxehti” t’ngrohte shpirtin. Në vendin ku edhe ata qe ishin brenda baheshin familje. Te dukej sikur tan njiheshin, e përshendeteshin me njani tjetrin. Kisha ardh në vendin e duhun, se s’kishte nji t’dyt si ky. Vend që s’asht kafe, asht vend dashnie, vend rakie, vend kuvendi, vend shpirti. Asht “Komitet”!

E, asht vendi i duhun, për mue, e për tan ata qelë duen me pas nji kujtim të kthyem n’mendje, që duen qetsi n’shpirt, që duen me hap derën e nji periudhe tjetër.

S’kisha ma të ftoht, po nuk desha me u largue. Si pa kuptue kishte shkue ora 9 e darkës, nata kish shum kohë që kish zbrit. E un, isha prap aty, n’Komitet, e mbulueme me nji batanije, që ma kishin sjell aty afër. S’mbante zemra me dal, po u çova. U çova, me dal prej ksaj andrre të bukur, u çova me dal jasht, me u përball me t’ftoftin e botës, po për me ardh prap nesër, ktu, n’vendin ku mundesh me kan i qet, i humbun, e i larguem prej botës.

“Natën Komitet” i fola si me kan duke fol me nji qenie të gjall, – “Do shihena prap nesër, m’ruj pak dashni! ”

Nga Edona Haklaj

 

 

 

Komento
Shperndaje