Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arsa, qyteti ilir me histori të grabitur

Arsa, qyteti ilir me histori të grabitur
January 17
10:43 2017

Nga Marin Mema

Jo larg qytetit të tregut të ri në pjesën e Sanxhakut mbetur nën shtetin serb ngrihen disa rrënoja të vjetra, të cilat nuk ngjallin asnjë kureshtje të veçantë nëse nuk u di historinë. Në fakt, historiografia dhe autoritetet përkatëse serbe identifikojnë në këtë vend rrënojat e kryeqytetit të parë të shtetit mesjetar të Rrashkës, nga hodhi themelet Serbia e mëpasshme. Sipas të dhënave, ky qytet është themeluar në mes shekujve VIII dhe IX  dhe ka pasur një pozicion mjaft të rëndësishëm në mesin e rrugëve lidhëse tregtare të kohës.

Kjo është historia që ofrohet nga rrënojat buzë rrugës nacionale në luginën e lumit Rrashka, por çfarë fshihet pas tyre?

Në fakt, pjesa më e rëndësishme e rrënojave ndodhet në pikën më të sipërme të kodrës që sot është mbytur nga vegjetacioni dhe lidhet nga një rrugë e pakalueshme edhe me makinë të lartë. Absurde të mendosh se si një shtet nuk ka mirëmbajtur jo thjesht një vend që është pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s, por mbi të gjitha selia e tij e parë ku pretendon se ka edhe themelet.

Kjo e ka një arsye.

Arkeologët seriozë që kanë pasur mundësinë të gërmojnë në kala kanë identifikuar mure që datojnë shumë shekuj para se të nisnin dyndjet sllave, çka vlen edhe për kishat që ndodhen brenda mureve të saj.

Gjithçka përkon me të dhënat që sjell një ndër historianët më seriozë të periudhës së Bizantit, Prokopi i Çezaresë, sipas të cilit në këtë vend ngrihej qyteti ilir i Arsës. Pra, ky sit arkeologjik ka themele ilire, ndaj edhe sot ai qëndron i mbyllur, pa investime dhe i braktisur në mëshirë të fatit. Është e pamundur ta vizitosh, ta prekësh e madje edhe ta arrish. Të vetmet pamje mund t’i marrësh nga ajri ose, pasi ke bërë një ecje të gjatë në këmbë në një terren të tmerrshëm.

E jo vetëm kaq, por në tentativën për të zhdukur çdo gjurmë të këtij vendi promovohet vetëm pjesa e poshtme ose më e parëndësishmja, kur dihet se në antikitet qytetet, për arsye sigurie, qendrën e vjetër nuk e vendosnin në lugina. Pra, të gjithë turistët vizitojnë konturet mesjetare buzë rrugës, pa njohur ato të lashta maje kodrës, ku mbështeten të vërtetat e këtij qytetërimi.

Për këtë vend do të duhej të shkruante dhe hulumtonte shkencërisht Akademia e Shkencave, por kjo për fat të keq nuk ndodh.  E sigurisht këto fakte “vrasin” më shumë se trenat e mbushur me ekstremizma e butafori të dala boje, që jo vetëm nuk ndihmojnë në bashkëjetesë, por përkundrazi kthehen në akte qesharake mesjetare, njësoj si themelet e rreme të Rrashkës, që në fakt janë ato të Arsës.

idea-1329489050-ras

trgoviste-2

Komento
Shperndaje