Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“A ka ndonjë të papërlyer në historinë e Xhisielës?”

“A ka ndonjë të papërlyer në historinë e Xhisielës?”
October 02
10:17 2018

Unë mendoj që Xhisiela eshte një e dashur “histerike” [xheloze] si shumë vajza që une njoh dhe e di që per dramë e “skenë” karshi atij që mendojnë se duan por në fakt thjesht janë te semura, do bënin të njejten gjë si ajo: do të denonconin në polici edhe për xhelozi e do i hynin detit në këmbë. Po njoh vajza të cilat kapen pas këmishës së djalit të një të pushtetshmi/të pasuri dhe e shohin si faturën e tyre të garancisë së jetës dhe do t’ja nxinin të gjithë jetën në kuptimin e parë të fjalës, në rast se ky djalë do të vazhdonte jetën pa të, apo të dashuronte dikë tjetër.  Po, kjo mendoj është më e tmerrshmja.

Unë mendoj se Xhisiela është rrahur nga i dashuri i saj ashtu sikundër njoh shumë vajza të cilat rrihen, nxihen në trup nga të dashurit e tyre, më pas i falin dhe postojnë në Instastory se sa shumë i duan dhe sa të mrekullueshëm jane që hapin një shampanjë tek Arena për to apo cojnë 1000 trëndafila. Dhe kjo është shumë e tmerrshme!

Unë mendoj që Xhisiela është përdorur nga PD dhe opozita ne përgjithësi sepse kjo forcë politike është shuuuumë e lodhur dhe s’po di ku të kapet e në vend që të nxjerrë të vërteta, hiperbolizon edhe më tepër duke e bërë akoma më të paqartë situatën. Dhe kjo është sigurisht e tmerrshme!

Unë mendoj që djali i deputetit, sigurisht është më i privilegjuar se të tjerët, jo vetëm në Drejtësi por edhe në kafen që pi e parkimin që lë makinën. Kjo ka ndodhur historikisht në Shqipëri [dhe jo vetëm] e do të ndodhi gjithmonë sepse jo vetëm që sistemi është i kalbur por jemi mësuar ne gjenezë ti nënshtrohemi të fortit, të pushtetshmit të cilit nuk i rebelohemi por i lëpihemi për një vend pune apo për të shpëtuar ndonjë pagesë uji/drite. Kjo është kusuri që marrim për lepirjen qe bëjmë në rast nevoje ku nuk perballemi me dinjitet vetë por trokasim dyerve të tyre. S’besoj se do mend të kuptohet që kjo është e tmerrshme.

Unë mendoj që Xhisiela u tall nga politika, ashtu sikurse u tall nga mediat që e perdoren si pako për barometrin e tyre te shikueshmerisë nga gazetarë/analistë që e dime mirë se sa pale janë me ata qe duket se po i vënë me shpatulla mbas murit sot  [qeveritarët]. Po, e tmerrshme dhe kjo!

Protesta? Cdo herë kur dhunohet një grua, i duhet vënë zjarri cdo gjëje. Nuk e kemi bërë kurrë sepse nuk e kemi këtë kulturë. Dolëm sot sepse rasti i Xhisieles u bë “fancy” ne rrjete sociale dhe ikëm me bisht në shalë kur pamë se si u perdorëm nga figura të PD-se e aktorë të tjerë politike (flas për ato organizatat fantazëm që marrin mijëra euro fonde, e ku gratë intelektuale mbrojnë gratë e dhunuara me statuse Facebook-u e mbajne çanta Chanel nga rrogat e tyre qe vijne nga fondet cudiberese).  E tmerrshme si çdo herë!

Përfundimi: Ne meritojmë gjithcka na ndodh. Sepse kur vjen momenti për të hedhur pushtete apo vendosur mbi historinë e fatin tonë 1 herë në 4 vite, neglizhojmë, shesim votën, s’lexojmë programe, e marrim lehtshëm. Tani, le ti marrim lehtshëm të gjitha të vërtetat qe na përplasën ashpër per të ardhmen me shpresën që të jenë teatër, sic janë trecerku i gjërave këtu. Në këto kushte, thjesht refuzoj të besoj që e gjithë kjo ngatërresë ku secili sheh interesin e vet po ndodh në 2018 dhe veshtirë të besosh se qëndron dikush i papërlyer, nga i pari tek i fundit. Qoftë dhe Xhisiela vetë, qe shumë u mëshirua por dyshoj se s’ështe e përlyer në këtë histori. Dhe personalisht, për mua, kjo është edhe më zhgënjyese.

Do të doja shumë që kjo vajzë te ishte heroinë e të vërtetës dhe demokracisë sot cilado qoftë historia e saj. Por s’mundet. Ah sikur të mundej!

S.M

Komento
Shperndaje