Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

1 Maj me “Të Harruarit”

1 Maj me “Të Harruarit”
May 02
11:03 2018

Nga Edona Haklaj
“Ah, sikur rinia të dinte dhe pleqëria të mundte!”

Kjo ndoshta do të ishte motoja e takimit që WPS Albania,(Qendra Gratë Në Shërbim Publik ) organizoi ditën e djeshme.Kjo qendër ,në vijimësi të aktiviteteve dhe takimeve të ndryshme për fuqizimin dhe rritjen e numrit të femrave në shërbimet publike,organizoi dje aktivitetin e rradhës në “Shtëpinë e Të Moshuarve ” ,Tiranë.Drejtoresha ekzekutive e kësaj qendra ,Mimoza Hajdarmataj,tha se ky takim u krye pikërisht në këtë ditë ,për vet simbolin që kjo ditë ka.

“Ideja është që përveç se është 1 Maji- dita e punëtorëve , dhe kjo shtresë janë më të harruarit dhe më të pavlerësuarit për kontributin që kanë dhënë në ndërtimin e vendit, në këtë moshë kanë edhe nevojën e ngrohtësisë dhe për pak dashuri.”-u shpreh Hajdarmataj.

Takimi ,i cilësuar si një miniaktivitet,u mbajt gjatë paradites në mensën e këtij institucioni për të kaluar pastaj në oborr,ku vajzat dhe gratë e kësaj qendre patën mundësinë të kalonin kohë me të moshuarit ,të bisedonin me ta ,por dhe të organizonin lojëra dhe kërcime të ndryshme.Të shoqëruara dhe nga infermierja Xhevrije Kurti,anëtaret e WPS ,vizituan çdo dhomë të shtëpisë,në mënyrë që të njiheshin nga afër dhe me të moshuarit që ishin në gjendje të rënduar shëndetësore,por dhe me kushtet që ky ambient u ofronte.

“Kemi 47 të moshuar të regjistruar ,por jo të gjithë mund të jenë të pranishem ,pasi për disa është orari i kafesë dhe kanë dalë , ndërsa disa të tjerë e kanë të pamundur të zbresin në katin e parë,për shkak të gjendjes shëndetesore jo të mirë .” -tha infermierja Kurti.

Edhe pse jo të plotë në numër ,sërish të prranishmit duket se e shijuan kohën në shoqërinë e vajzave ,ku të gjithë tregonin me nostalgji jetët e tyre,dhe kujtimet nga e kaluara,shpeshherë duke qarë dhe qeshur nga historitë e ndryshme të secilit prej tyre.

“Kush tha se unë s’kam vajza ,ti je vajza ime ,edhe ti tjetra je vajza ime ,edhe ti. Ja një dy katër ,gjashtë vajza kam unë ” – këto ishin fjalët e nënë Nazmies , teksa tregonte historinë e saj nën lot.

Por ,të pyetur se për cfarë kishin nevojë ,çfarë u mungonte më shumë ,ata u shprehën pothuajse njëzëri :

“Ne duam vetëm të na vini, duam vetëm shoqëri , njerëz për të folur ,për të biseduar, se me njëri-tjetrin i kemi konsumuar të gjitha muhabetet tona. Nuk duam njerëz që vijnë këtu sa për tre sekonda, sa për të na marrë në kamera dhe për të na harruar ,si gjithmonë. Për gjërat e tjera pastaj , për kushtet, për ushqim , përpiqemi t’ia dalim,edhe mirë ,edhe keq ,përderisa jeta na ka sjellë këtu. ”

Këto ishin fjalët e secilit prej tyre ,që duket se të zhgënjyer nga realiteti ,përpiqen t’ia dalin dhe të jetojnë dhe në ato ditë që u kanë mbetur, duke pritur dikë që t’i vizitojë , tu dhurojë dashuri dhe ngrohtësi. Dhe ky ishte dhe qëllimi i WPS ALBANIA, gjatë këtij takimi.Sa më larg politizimit dhe sa ma larg fasadave, kjo qendër deshi të kthejë dhe njëherë vëmendjen tek “brezi i harruar”, e në ketë mënyrë të ndërgjegjësojë dhe institucionet ,por dhe të rinjtë për përkushtimin ,dashurinë dhe vullnetarizmit që duhen të kenë për të tilla raste ,pasi ëndrrat dhe vitet nuk njohin moshë./Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje