Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbuloni si do të jetë java dhe cila është periudha e përshtatshme për pushime sipas shenjave të horoskopit nga astrologia Meri Gjini

June 01
09:58 2016

 

Ndodhemi në fund të muajit maj dhe në fillim të muajit të parë të stinës së verës. Në këtë periudhë pothuajse të gjithë fillojmë të mendojmë diellin, plazhin, pushimet. Për këtë arsye, përveç parashikimit javor e një orientim astrologjik për muajin qershor do të sugjerojmë edhe periudhën më  të përshtatshme për pushime të mbara për çdo shenjë. Gjatë muajit qershor, përveç organizimit a bisedës rreth pushimeve, do të duhet të merremi me tema si: familja, shtëpia, shëndeti. Do të vazhdojmë të ndeshemi me zhurma, vonesa e anulime. Do të ndiejmë mbështetjen e bashkëpunëtorëve e të familjarëve tanë. Qershori është muaj shumë i mirë për martesa dhe fejesa. Nxjerr si detyrim organizim të mirë të financave  dhe ekonomisë personale të çdo njërit prej nesh. Ndërsa për sa i përket javës, 2 ditët e fundit të majit të përpiqemi t’i kalojmë larg zhurmave dhe larg tensioneve të mundshme, sidomos me njerëzit që na rrethojnë në ambientet profesionale. Të merremi me çështje të shëndetit gjatë gjithë javës për t’i zgjidhur ato. Fillojmë muajin e ri me Hënën te Dashi, pozicion i mirë për fillimin e muajit edhe pse shoqërohet me pak tensione të brendshme, na jep mundësi  të pozicionohemi drejt në raport me punën dhe detyrimeve ekonomike. Në këtë fillim muaji mund të kemi lajme jo fort të këndshme për njerëz të pushtetshëm  që do të shkaktojnë zhurmë.

Etiketimet
Shperndaje