Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vajza, nuk dini si të kombinoheni këtë muaj? Jua tregon shenja e horoskopit!

Vajza, nuk dini si të kombinoheni këtë muaj? Jua tregon shenja e horoskopit!
March 08
09:57 2017

Muaji mars ka ardhur, pranvera është në horizont: më shumë lule, më shumë diell, ditë më të gjata dhe rrjedhimisht më shumë zgjedhje për të veshur. Por nëse ende nuk keni një ide se çfarë stili të paraqisni tani me ardhjen e pranverës dhe se çfarë ngjyrash të zgjidhni më tepër, ka ardhur momenti t’i besoni më shumë shenjës së horoskopit e cila tregon kombinimet ideale duke pasur parasysh edhe karakteristikat tuaja.

DASHI

Ju do të jeni sa sportiv aq edhe nostalgjik këtë periudhë ndaj do ju sugjeronim që t’i hidhnit një sy modës së vjetër por që juve ju shkon shumë për shtat. Xhinset dhe këmishat do të jenë zgjedhja juaj ideale, megjithatë mos nënvleftësoni aksesorët sepse ju bëjnë të ndiheni shumë në karakter.

DEMI

Këtë muaj ju duhet të shkëlqeni! Në përgjithësi nuk jeni shumë ekstravagante por duhet të provoni edhe të guxoni duke qenë se keni një tip mjaft guximtar. Blini rroba dhe aksesorë që kanë në bazë shkëlqimin dhe eksperimentoni edhe me flokët. Dilni një herë nga kornizat dhe shijojeni jetën me një look ndryshe nga herët e tjera, keni për të pare që edhe mundësitë në jetën tuaj do ndryshojnë si rrjedhojë.

BINJAKËT

Ju këtë muaj do të jeni një zjarr i vërtetë. Duhet të kombinoni veshjet klasike me sensualitetin që ju karakterizon. Nëse vendosni të vishni një kostum serioz, hapini kopsat që të duket dekolteja juaj. E zeza do të jetë ngjyra e këtij muaji, vetëm se nuk duhet ta teproni me make up sepse ashtu do të humbisni vëmendjen nga veshja dhe stili që kërkoni të jepni.

GAFORRJA

Është muaji i kombinimeve me ngjyra dhe forma të guximshme! E kuqja dhe portokallia janë dy ngjyra që stilistët nuk preferojnë t’i kombinojnë por juve duhet të provoni një kombinim të tillë këtë muaj! Keni për të parë që guximi në veshje do ju shtojë edhe guximin në vendime të tjera që do të merrni këtë muaj duke ju dhënë më shumë besim tek vetja.

LUANI

Ju do të jeni sportive por e çmendur këtë muaj! Nëse ka një person që arrin të kthejë kokat edhe e veshur me tuta, jeni pikërisht ju. Ndaj këtë mundësi që keni duhet ta përdorni në favorin tuaj. Përpiquni të dilni nga kornizat e zonës së komfortit dhe shtoni një xhaketë lëkure dhe disa syze ekstravagante, keni për të kthyer edhe më shumë koka!

VIRGJËRESHA

Këtë muaj ju do të jeni larg perfeksionit që parashikoni gjithmonë. Kombinoni ngjyrat e ndezura dhe fustanet e gjata do të jenë krijuar për ju këtë muaj! Mos ngurroni të provoni modele të ndryshme flokësh dhe sidomos të ndërroni syzet, duke i përshtatur me ngjyrat që do të vishni. Ju zakonisht tentoni tek ngjyrat e tokës dhe nuk do të largoheni shumë prej tyre, thjesht duhet të zgjidhni të njëjtat ngjyra që ju ndiheni rehat vetëm se në versionin më të ndezur.

PESHORJA

Ju do të jeni femra fatale e këtij muaji! E zeza do të jetë ngjyra juaj ndërsa seksualiteti do të jetë ajo çka do të përcillni. Fustane të shkurtra, dekolte e hapur dhe sytë më të theksuar me hije të zezë. Do t’i çmendni të gjithë dhe do të shikoni se do të ndiheni shumë mirë për këtë.

AKREPI

Ju tashmë njiheni që jeni një nga shenjat më sensuale të zodiakut dhe kjo nuk do shumë koment. Megjithatë ajo çka duhet të bëni është të ruani të njëjtën sjellje dhe kombinim por me ngjyra të ndryshme. Hiqni disi dorë nga e zeza dhe provoni ngjyrat e hapura por që bëjnë kontrast sepse ashtu del në pah natyra juaj misterioze.

SHIGJETARI

Ju do të eksploroni kombinimet më të çmendura këtë muaj dhe nuk bëhet fjalë për ngjyrat aq sa bëhet fjalë për modelet e veshjeve që do të zgjidhni. Por juve ju kanë lezet ‘çmenduritë’ në përgjithësi ndaj dhe do përshtateni shumë mirë. Në fakt nuk do të keni shumë ndryshim nga ajo çka vishni çdo ditë, por ajo që do të ndryshojë është masa e eksperimentimit. Mos mendoni asnjëherë se keni guxuar mjaftueshëm sepse guximi tek ju nuk njeh limite!

BRICJAPI

Ju do të jeni sportive dhe sensuale këtë muaj. Megjithatë ndonëse nuk e pëlqeni shumë vanitetin këtë muaj disa taka të larta dhe një shikim i egër do të hapnin goxha dyer në jetën tuaj. Jeni person që i jepni rëndësi pamjes por në fund të ditës e ndjeni veten të lodhur për këtë ndaj në këtë muaj përpiquni ti hiqni këto mendime dhe të përkushtoheni ashtu siç dini ju pa menduar shumë se çfarë do të thonë të tjerët për këtë.

UJORI

Këtë muaj, duke qenë se keni edhe më shumë mundësi kombinimi (sepse xhupat dhe palltot e mëdha nuk do të fshehin gjithë veshjen tuaj) do të keni mundësi që të nxirrni në pah origjinalitetin tuaj. Më shumë se sa me ngjyrat ju rekomandojmë të eksperimentoni me stilet. Kur vjen fjala tek kombinimi i aksesorëve dhe veshjeve ju godisni gjithmonë në shenjë por edhe duhet të ndryshoni stil në mënyrë që të njihni më shumë vetveten.

PESHQIT

Stil i njëjtë por ngjyra ekstravagante! Kjo do të jetë formula juaj për muajin mars. Sa më tepër ngjyra vendosni aq më shumë bini në sy dhe lundroni në ujëra të pa njohura për ju, çka ju ndihmojnë më pas të shikoni një tjetër dimension të vetes tuaj. Mos qëndroni fanatike vetëm e ngjyrave ku  ju ndiheni më mirë sepse edhe të tjerat ju shkojnë shumë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje