Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Skaneri i dashurisë”: Sipas horoskopit, zbuloni shenjat që besojnë në dashuri dhe ata të cilët s’duan t’ja dinë për të

“Skaneri i dashurisë”: Sipas horoskopit, zbuloni shenjat që besojnë në dashuri dhe ata të cilët s’duan t’ja dinë për të
July 02
10:31 2018

(Shenjat janë të renditura më poshtë nga ajo e cila beson më së shumti në dashuri tek ajo shenjë që beson më pak)

PESHQIT

‘Dashuria e bën botën të rrotullohet,’ është motoja e peshqve ëndërrues, romantikë. Nuk është vetëm dashuria si ndjenjë por është dashuria e vërtetë me dimensionet e saj të panumërta, si dashuria për përjetësinë, dashuri afatgjatë, shokët e shpirtit dhe çdo gjë tjetër. Peshqit do të citojnë shembuj në gjërat e zakonshme dhe do t’ju tregojnë se si ekziston dashuria si ajri. Ata besojnë në dashuri, sepse e kanë parë, e kanë ndjerë. Pa marrë parasysh se sa më shumë përpiqeni, nuk do të jeni kurrë në gjendje t’i bindni ata se dashuria nuk ekziston fare.

DEMI

Demi tradicional është një besimtar i vendosur në dashuri dhe gjithmonë rrethon veten me të dashurit e tyre. Ata më mirë do të ishin në shtëpi me personin që ata duan, sesa të shkojnë jashtë. Për ta, dashuria është e pastër, e vërtetë dhe ata janë të përkushtuar kur vjen puna për të shprehur dashurinë e tyre. Ata i marrin këto vlera nga mjedisi i tyre dhe përpiqen të bëjnë që të dashurit të ndihen gjithmonë të veçantë, duke u dhënë atyre një vëmendje të pandarë. Në dhomën e gjumit, Demat mund të jenë shumë sensuale.

GAFORRJA

Gaforrja e ndjeshme fillon të besojë në dashuri që nga ditët e tyre të fëmijërisë. Për ta, dashuria ka të bëjë me ndarjen e diçkaje me tjetrin, kujdesin dhe çdo veprim i zakonshëm, mund të jetë një akt dashurie. Por ata gjithashtu e dinë se një dashuri dikur e humbur nuk është e humbur përgjithmonë. Nëse ata nuk mund ta gjejnë atë (dashurinë) në një person, ata do të shkojnë për një tjetër. Është dashuria që është konstante për ta. Gaforret janë ata që i frymëzojnë të tjerët të bien në dashuri dhe të tregojnë se sa dashuri mund të ketë një person.

DASHI

Natyra romantike e Dashit është pak e ndryshme nga romantikët konvencionale të zodiakut. Dashuria e tyre e zjarrtë dhe e pasionuar del kur ata ndodhen në dhomë gjumi dhe shprehin dashurinë e tyre. Gjithmonë duke kërkuar një dashuri dinamike dhe aventureske, Dashi e ka të vështirë të gjejë personin e duhur, por ata janë pozitivë dhe vazhdojnë të përpiqen deri sa ta takojnë atë.

AKREPI

Akrepi i pasionuar është një besimtar i zjarrtë në dashuri, por ata marrin shumë kohë për t’u hapur. Ata duhet të jenë 100% të sigurtë për personin tjetër para se të angazhohen për ta. Duke qenë realist, ata i njohin gabimet e zgjedhjes së partnerit të duhur. Ata merren me marrëdhëniet e tyre romantike me kujdes, duke ruajtur gjithmonë zemrat. Pasi dikush ka fituar besimin e tyre, Akrepi zbulon anën e tyre intensive, të pasionuar dhe shkon për një marrëdhënie afatgjatë.

LUANI

Vetë-dashuria është më e rëndësishme për Luanin se çdo gjë tjetër. Ata janë të pavarur, por japin një shans për të dashur. Për ta, dashuria nuk duhet të jetë e cekët dhe duhet të jetë një çështje madhështore, po nuk ishte e tillë, nuk e duan fare. Nëse ju dashuron, bëhuni gati për dashurinë më të çmendur, posesive e mbresëlënëse që do të kaloni në jetë me një Luan!

PESHORE

Peshorja duhet të arrijë balancën e vetë-dashurisë në mënyrë që të përjetojnë dashurinë. Për ta, dashuria është të harrosh tërësisht veten. Peshorja gjithmonë do të përjashtonte mundësinë e të pasurit disa dashuri si ato të përrallave, edhe pse ata janë besimtarë të fortë në tregime të tilla dashurie. Peshoret duhet të kuptojnë se dashuria nuk është aq e vështirë për ta marrë dhe duhet të jenë pak më realistë.

SHIGJETARI

Shigjetari i pavarur e gjen të vështirë të besojë në dashuri. Ata e dinë se nuk është aspak e lehtë për të besuar se dashuria e vërtetë ekziston dhe ata do të preferonin të ishin duke shijuar jetën vetëm, në vend që të prishnin zemrën. Shigjetari është i lumtur me veten dhe investon më shumë në miqësi, sesa në dashuri.

 

BRICJAPI

Dashuria nuk është në listën e prioriteteve të Bricjapit të vështirë që punon gjithmonë në ndërtimin e karrierës së tyre. Ata besojnë në dashurinë afatgjatë, në familje, por gjithashtu ndiejnë se emocionet e dashurisë ekzistojnë vetëm në libra dhe filma. Ata duhet të jenë të gatshëm nga brenda për të investuar në dashuri.

 

VIRGJËRESHA

Një tjetër nga grupi: “dua të besoj në dashuri por njëkohësisht jam njeri realist”, Virgjëresha do të përqendrohej më shumë tek miqtë dhe familjen e tyre sesa në përpjekjet për diçka që është abstrakte dhe vjen pa garanci. Ata janë absolutisht të lumtur me veten dhe zakonisht marrin shumë kohë para se të fillojnë me të vërtetë të besojnë në dashuri.

 

BINJAKËT

Binjakët nuk besojnë në konceptin “një jetë me një dashuri”. Ata janë tipa ‘ti jeton vetëm një herë ndaj bëj namin’ që gjithmonë shkojnë për marrëdhënie të rastësishme. Është e vështirë për ta që të qëndrojnë të fokusuar në një person dhe të konsiderojnë se dashuria e vërtetë është një fenomen që të limiton për të bërë gjëra të çmendura. Për ta, dashuria ka të bëjë me argëtimin dhe egërsinë.

 

UJORI

Ujori “i tmerrshëm” do t’ju japë 1000 arsye pse ju nuk duhet të bini në dashuri. Ata janë shumë realistë që të riskojnë të bien në dashuri. Kur i pyesni për konceptin e tyre të dashurisë, ata do t’ju tregojnë se investimi në dashuri është një humbje e menjëhershme e kohës.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje