Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si ta kuptoni nëse i dashuri është gati të ndahet nga ju, sipas shenjës së horoskopit

Si ta kuptoni nëse i dashuri është gati të ndahet nga ju, sipas shenjës së horoskopit
November 15
11:36 2017

Të gjithë besojmë se jeni ndodhur një herë në jetë në një marrëdhënie jo fort të shëndetshme. Keni filluar të vini re se dashuria midis jush dhe partnerit nuk është më ajo që ka qenë dhe ai ka nisur të bëjë disa sjellje të çuditshme. Kur ju e pyesni nëse ka diçka që nuk shkon, ai preferon ta kalojë me një përgjigje shumë të thatë që ju sërish nuk arrini të merrni një mesazh. Janë pikërisht këto çaste, kur i dashuri juaj do t’ju tregojë diçka me anë të sjelljeve dhe gjesteve që bën por ju thjesht nuk po e kuptoni siç duhet.

Këtu mund t’ju hyjë në ndihmë horoskopi, i cili në bazë të karakteristikave ju tregon shenjat që është duke ju dhënë partneri i cili po përpiqet t’ju tregojë se do ju lërë.

Dashi: Më mirë bën sherr sesa të dashurojë

Nëse një Dash bie në dashuri, ai do ta ulë të gjithë karakterin e tij prej nevriku e do kthehet në qenien më të butë pranë jush. Ama nëse nuk ju do më, ai do të bëhet i padurueshëm dhe nga një detaj shumë i vogël do të prodhojë një sherr të madh. Nëse është i ëmbël me ju, shtrëngojeni fort, nëse ka nisur të debatojë për budallallëqe të vogla, është koha për t’u larguar.

Demi: Toleranca zero

Për njerëzit që nuk ua ndjen shumë, Demët janë ironikë deri në therrje. Nëse ju jeni në rrethin e ngushtë të tyre, jeni me fat sepse ju dhurojnë botën. Por nëse vini re se ata kanë nisur të mos ju tolerojnë dhe mos të kenë nerva as t’ju dëgjojnë, kujdes: ata sapo kanë dalë në natyrën e tyre të vërtetë dhe ju nuk jeni më të veçantë për të.

Binjakët: Humbje interesi

Binjakët janë shumë interesantë. Nëse ju dashurojnë, do ju dhurojnë shumë adrealinë sepse ndonëse duken si të shpërndarë ata në fakt i kanë sytë vetëm mbi ju. Por nëse e shihni se një Binjak ka nisur të mos komunikojë më aq shumë sa më parë e mos t’ju tregojë gjëra me detaje, duket se ka humbur interesin ndaj jush, çka është një shenjë alarmi se ndarja po vjen.

Gaforrja: Futen në botën e tyre

Kur një Gaforre dashuron, largohet nga ajo “guacka” e tij dhe jep gjithë veten për atë që do dhe beson. Gaforret janë shumë mbrojtës së zemrës së tyre por në një lidhje që duan të kenë, bëhen shumë sensitivë dhe të përkushtuar. Duke qenë se ata janë shumë “me hënë”, është e vështirë për t’i kuptuar. Por nëse shihni se ata nuk tregojnë më asgjë, janë kthyer në hermetikë të gjërave që kanë dhe nuk lejojnë që të bëheni pjesë e privatësisë së tyre, dijeni se ata po mendojnë të ndahen.

Luani: Ndjek ëndrrat e veta pa ju bërë pjesë

Luani është një shenjë shumë kreative. Në një marrëdhënie të mirë, Luani qëndron shumë besnik dhe mjaft pasionant. Ata brenda vetes janë shumë romantikë por duan që partneri i tyre të jetë pjesë e planeve të mëdha që ata bëjnë për të ardhmen e tyre që e duan luksoze. Nëse një Luan nis të mos frymëzohet më nga ju, me shumë mundësi ka ardhur momenti që t’ju thotë se nuk qëndron dot më në këtë marrëdhënie.

Virgjëresha: Ndalon së punuari me ju

Virgjëreshët janë shumë të programuar në jetën e tyre. Duke qenë kështu ata duan partnerë që mund t’ju shtojë disi magji e ngjyrë ditëve të tyre tejet të organizuara. Kur një Virgjëresha dashuron, ajo do të rritet bashkë me partnerin në mënyrë që të punojnë bashkë si një skuadër e fortë. Nëse vini re se Virgjëresha nuk impenjohet më për të punuar me ju qoftë dhe për diçka shumë të vogël siç mund të jetë ndjekja e një seriali të dy bashkë, një llambë e kuqe është ndezur në marrëdhënien tuaj.

Peshorja: Nis të sillet pa edukatë

Peshorja është ndër shenjat më të dashura. Në një lidhje dedikohet shumë e përpiqet të japë gjithçka nga vetja në mënyrë që gjërat të funksionojnë ashtu siç duhet. Duke qenë shenjë shumë solare do ta keni të vështirë të kuptoni nëse një Peshore do dojë të ndahet por ajo që mund t’ju bëjë të kuptoni disi distancën që ka filluar të nisë është një sjellje me jo shumë edukatë nga ana e Gaforres.

Akrepët: Sillen sikur nuk ua ndjen

Akrepi është shenja e ekstremeve, mistereve dhe gjërave të ngatërruara. Në një lidhje Akrepët mundohet të sjellin të gjitha llojet e emocioneve duke e bërë marrëdhënien shumë interesante. Por duhet të keni kujdes sepse për Akrepët nuk ekziston diçka e tillë si dashuri apo urrjetje, për to ka vetëm dashuri dhe indiferencë. Nëse Akrepi bëhet indiferent ndaj jush, largohuni.

Shigjetari: Vazhdon vrapon, pa ju në krah

Shigjetari është shenja e lirisë: ata e vlerësojnë shumë pavarësinë dhe zgjerimin e horizonteve të tyre. Kur një Shigjetar është në një lidhje që e vlerëson ata ndihen shumë rehat dhe ja kthejnë ditët në adrenalinë të pastër partnerit. Nëse ju shikoni se për një moment Shigjetarët nisin të bëjnë jetën që kishin kur ishin ende beqarë dhe po eksplorojnë sërish me lirinë e tyre, nuk ka më vend për ju në jetën e tyre.

Bricjapi: Ndalon së investuari tek ju

Bricjapët janë racionalë, të përgjegjshëm dhe në një lidhje duan që së bashku me partnerin t’i bëjnë gjërat e qarta në mënyrë që jeta e tyre të jetë e tipit 1+1=2. Nuk ju pëlqejnë suprizat dhe do ju tregojnë gjithçka mendojnë që prej fillimit. Nëse një Bricjap nuk ju kujton më se duhet të jeni i përgjegjshëm dhe nuk ju ndihmon në nevojat tuaja por thjesht ndalon se përpjekuri, erdhi koha për ndarje.

Ujori: Fillon t’ju sillet si mik

Ujorët janë shumë të ftohtë si natyra, por kur dashurojnë, ju shkrijnë në dorë me plot kuptimin e fjalës. Ju falin botën e tyre shpirtërore që e kanë mjaft të veçantë por gjithsesi i vendosin shumë rëndësi faktit që fillimisht duhet të jeni miq shumë të mirë për të qenë edhe të dashur po aq të mirë. Nëse Ujori nis të heqë pjesën romantike dhe lidhja po ju duket më tepër si miqësi, nardja është pranë.

Peshqit: Ndalojnë së konsideruari nevojat tuaja

Peshqit e vlerësojnë shumë dedikimin në një lidhje ndaj ata vetë janë mjaft të dedikuar kur dashurojnë. Ata përfshihen shumë, me zemër, shpirt e trup tek personi që dashurojnë por në momentin që nisin të vendosin mure në komunikim dhe në llogaridhënie, ata thjesht kanë nisur të kënaqin më shumë veten e tyre duke mos menduar shumë për nevojat që mund te keni ju. Kjo është mënyrë e tyre të të treguarit se gjërat kanë marrë fund mes jush. /Blitz.al/

Shperndaje