Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Si flirtojnë shenjat e horoskopit?

Si flirtojnë shenjat e horoskopit?
July 03
19:10 2019

 Dashi

Nëse ka diçka që ti nuk je, është e turpshme. Kur sheh diçka që të pëlqen (zakonisht në formën e një të panjohuri të pashëm), ti nuk heziton të hedhësh hapin e parë. Nuk ke as frikë nga sfidat, Në fakt, pak konkurrencë të tërheq. Vetëbesimi yt dhe pasioni zakonisht nuk tërhiqen nga dikush që është shumë pasiv. Ti e di çfarë do dhe e sigurtë që do e arrish.

Demi

Një fjalë që mund të përdorim për të përshkruar stilin tënd të flirtimit është i ëmbël. Ti preferon që ai tjetri të bëjë hapin e parë,por nuk kundërshton ta luash lojën. Ke një magnetizëm që i tërheq njerëzit drejt teje dhe çfarë bën ti për të flirtuar? I prek lehtshëm dorën dhe krahun e tyre për t’i treguar që je i interesuar. Je delikat, por jo i turpshëm.

Binjakët

Të pëlqen të flasësh dhe sensi yt i humorit është i mprehtë dhe tërheqës. Të pëlqen të bësh biseda të thella me personin që të pëlqen për të kuptuar nëse ata janë të aftë të stimulojnë anën tënde intelektuale. Përdor dhe gjuhën e trupit për të shprehur interesin, sepse ndonjëherë e di që ajo që nuk thua është më e fuqishme.

Gaforrja

Që ti të flirtosh me dikë, duhet të jesh shumë i sigurt që personi që pëlqen ka të njëjtën ndjesi kundrejt teje. Më pas do fillosh të bësh miliona pyetje dhe do e mbulosh me vëmendje. Je një dëgjues i mirë dhe ke një mënyrë që i bën të tjerët të flasin lirisht. Edhe pse kjo nuk merret si flirtim, definitivisht lë një përshtypje të mirë.

Luani

Je dramatik dhe nuk ke frikë të tregosh të gjitha emocionet. Kjo do të thotë që nëse të pëlqen dikush, do ja bësh të ditur menjëherë. Ti e adhuron të jesh qendra e vëmendjes dhe je e aftë të flirtosh me disa persona njëkohësisht. Të pëlqen vëmendja në formën e komplimenteve dhe tërheqjes fizike.

Virgjëresha

Gjuha e trupit është taktika jote kryesore kur flirton. Je inteligjente dhe preferon njerëzit inteligjentë, por nuk je gjithnjë e thjeshtë për t’u lexuar sepse ke tendencën të dërgosh “mixed messages”, pra sinjale të pakuptueshme. Një sekondë je duke flirtuar, tjetrën nuk të intereson. Je shumë e vështirë për t’u kuptuar, por çuditërisht kjo funksionon në favorin tënd.

Peshorja

Kur njerëzit i referohen dikujt si “flirtues natyral”, me siguri po flasin për ty. Ti flirton thuajse me të gjithë dhe ja del mjaft mirë, falë karizmës tënde natyrale dhe dashurisë për romancën. Kjo do të thotë që thjesht për faktin që flirton me dikë, nuk do të thotë që ke dëshirë që marrëdhënia juaj të vazhdojë. I distancon ndjenjat e tua të vërteta, sepse dukja është shumë e rëndësishme për ty dhe nuk ke ndërmend të shfaqësh emocionet përpara të tjerëve.

Akrepi

Ty absolutisht të pëlqen kur të vijnë pas. Pasioni dhe intensiteti yt janë armët kryesore të stilit tënd të flirtimit sepse duket sikur shijon çdo prekje, çdo koment te fshehur dhe buzëqeshjet tërheqëse. Ty nuk të duhet të kesh në mendje asnjë taktikë specifike- ndonjëherë thjesht krijimi i tensionit seksual është ajo që të duhet.  Sigurisht, targeti yt apasionohet menjëherë pas teje dhe është i gatshëm të bëjë gjithçka.

Shigjetari

Nuk është e vështirë për ty të tërheqësh admiruesit e tu. Ke një stilim flirtimi direkt, por argëtues dhe kjo është ajo që i bën të tjerët për vete. Je aventurier dhe të pëlqen të provosh gjëra të reja, prandaj ke gjithnjë një histori të mirë për të treguar. Por ke tendencën që të mos përfshish emocionet, sepse për ty flirtimi është mënyra si të bësh miq.

Bricjapi

Nëse dikush nuk të duket interesant nga ana intelektuale, as nuk tenton të flirtosh. Je gjithnjë i drejtpërdrejtë dhe i qartë për qëllimet e tua dhe nuk mundesh të tolerosh asnjë person që “e ka me dy mendje”. Shfaqesh i ftohtë, i qetë dhe i rezervuar. Ti nuk flirton kot, por duhet gjithnjë të ketë një arsye të mirë.

Ujori

Je një flirtues social saqë mund të flirtosh me një grup të tërë njerëzish, falë karizmës dhe pasionit që ke. Tërhiqesh nga personat që janë shpirtra të lirë dhe preferon të ndjekësh intuitën kur bëhet fjalë për zgjedhjen e një partneri. Stili yt i flirtimi përshtatet me çdo gjë dhe është gjithnjë në ndryshim. Asnjë nuk mund të të quajë të parashikueshëm.

Peshqit

Imagjinata juaj e bën të thjesht të gjeni mënyra të reja dhe interesante për të flirtuar. Kur ju pëlqen dikush, nuk dërgoni sinjale të ngatërruara, por jeni gjithnjë në një linjë me ndjenjat dhe nuk ndërtoni mure për t’u mbrojtur.

/Blitz.al/

Share