Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Si e përballojnë tradhëtinë shenjat e horoskopit?

Si e përballojnë tradhëtinë shenjat e horoskopit?
August 29
20:57 2019

Tradhëtia mbetet një diskutim universal përsa i përket arsyeve apo sa e tolerueshme është. Ndonëse çdo njeri e koncepton në mënyrën e tij të veçantë, ky parashikim për shenjat e horoskopit jep një shpjegim të përgjithshëm për to.

Dashi

Tradhëtoni një Dash dhe do ju përçmojnë në përjetësi. Dhe do ju tradhëtojnë si hakmarrje aq shpejt sa nuk do e kuptoni ç’po ju ndodh. A ja vlente të tradhëtoje një Dash? Jo, kurrë nuk do ja vlejë.

Demi

Demi ka një mekanizëm të shkëlqyer mbrojtjeje kur vjen puna te tradhëtia. Do kthehen në akull. Nuk do dëgjoni më prej tyre, do jua lënë fjalinë në gjysmë, i gjithë besimi do i kthehet në asgjë, do ju lënë dhe do vazhdojnë jetën e tyre.

Binjakët

Askujt nuk i pëlqen të tradhëtohet, dhe kur “bëni për budalla” një person të shenjës së Binjakëve ata thjesht do mbyllen në vetvete në qetësi. Në një farë mënyre, e prisnin. Binjakët nuk i besojnë dashurisë dhe në përgjithësi nuk i besojnë jetës, kështu që edhe nëse i japin zemrën dikujt, nëse ai i tradhëton, ata e prisnin.

Gaforrja

Lëndohen, dhe më pas largohen. Gaforret nuk e tolerojnë zhgënjimin dhe me plot gojën s’duan të kenë të bëjnë fare me një person që tradhëton. Tradhëtoni një gaforre dhe ata do ju fshijnë nga jeta sikur të mos kishit ekzistuar kurrë.

Luani

Luani nuk mundet ta imagjinojë që dikush mund të dojë t’i tradhëtojë, kështu që çdo veprim i vogël tradhëtie jashtë çiftit i vjen si një tronditje. Luani do të ketë lumturi dhe paqe, dhe nëse ja thyen këtë ideal, ata zhyten në depresion të thellë.

Virgjëresha

Tradhëtia nxjerr më të keqen tek Virgjëresha, pasi çdo lloj lëndimi personal e kalojnë në një mënyrë të tmerrshme. Do fillojnë menjëherë të mendojnë se si të gjithë njerëzit ta shpifin dhe do zemërohen. Virgjëresha bëhet fyese, e pikëlluar dhe e pashpresë kur dikush i tradhëton.

Peshorja

Peshorja tradhëton rregullisht, kështu që kur e tradhëtojnë, ata nuk surprizohen. Nuk janë monogam nga natyra, kështu që çdo rregull që keni dëgjuar për lidhjet nuk funksionon për ta. Nëse tradhëtoni një peshore, do ju pranojnë sërish në jetë. Thjesht nuk u plas për tradhëtinë dhe preisn të njëjtën gjë nga ju.

Akrepi

Nëse tradhëtoni një Akrep, do ta paguani. Personave të shenjës së Akrepit nuk u pëlqen t’i “bëjnë për budalla”, kështu që nëse vendosni t’a bëni, do të paguani- dhe e kam fjalën dhe financiarisht. Ata do gjejnë një mënyrë t’ju godasin aty ku ju dhemb. Ata janë hakmarrës dhe të pamëshirshëm, kështu që nëse i tradhëtoni, përgatituni të humbisni çdo gjë që keni dashur në jetë.

Shigjetari

Monogam në thelb, Shigjetati thyhet në copa nëse tradhëtohet. Çdo gjë për një Shigjetat është besimi. Ata ju besojnë me gjithë jetën e tyre dhe presin që të bëni vetëm mirë për ta. Nëse nuk e beni, ata do ju lëndojnë si askush tjetër, sepse pas lotëve vjen lufta.

Bricjapi

Kur një bricjap përballet me mosbesnikërinë, ai kthehet në të tërhequr dhe të ftohtë. Ata ndihen të turpëruar që janë personi që e pësoi dhe preferojnë ta mbajnë për vete dhe ta kalojnë vetëm. Nuk janë hakmarrës, por mund të thonë gjëra turpëruese për ju më vonë.

Ujori

Ujorit nuk i intereson për tradhëtinë dhe do e bëjnë sa herë të kenë qejf. Nëse e bëni ju, do keni një zënkë të vogël por që do kalojë shpejt. E vërteta është që ata nuk mund të jenë të dedikuar tek një person i vetëm.

Peshqit

Tradhëtoni një person të shenjës së Peshqve dhe do kuptoni që as duhet të ishit marrë me një të tillë. Ata nuk e tolerojnë një tradhëtar dhe do shkojnë deri në fund të botës që t’ua bëjnë jetën ferr. Mund të jenë qaramanë, por tradhëtinë nuk e falin!

/Blitz.al/

via GIPHY

 

Share