Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si do të jetë kjo javë për ju? Ja çfarë thotë astrologia Meri Gjini

April 25
13:49 2016

 

E hënë, 25 prill. Dielli te Demi dhe Hëna te Shigjetari. Do të dëshironte çdokush një javë të qetë e mundësisht me fundjavë të bukur. Organizojeni javën të tillë që të ndodheni larg zhurmës, larg debateve, si dhe larg diskutimeve me zë të lartë, larg alkoolit gjithashtu dhe vetëm në këtë mënyrë do t’i lejoni vetes ta shijoni. Nga sot do të duhet të vraponi, të bëni një axhendë të ngjeshur për të realizuar çdo gjë që ka ngelur e papërfunduar, e pafirmosur: provime testime, udhëtime, diskutime, çështje ligjore, të gjitha këto duhet të jenë prioritet deri në datën 28, sepse listës së gjatë të planetëve retrogradë, si Marsi, Saturni, Jupiteri, Plutoni, i shtohet edhe Mërkuri  dhe të gjitha çështjet e mësipërme do të shtyhen, anulohen apo keqkuptohen ose do të duan shumë më tepër kohë për të pasur rezultatin a përfundimin që dëshironi. Ndërkohë, fatmirësisht, me kalimin e Venusit te Demi më 30 prill si dhe Hënës tek Ujori në fundjavë, me pjesën sociale dhe personale do të keni mundësi të çlodheni dhe ndoshta të gjeni një këndvështrim tjetër në diskutim e sipër që të përballoni mirë këtë periudhë jo shumë të lehtë, të paktën nga energjia e jashtme planetare.

Etiketimet
Shperndaje