Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si do të jetë kjo javë për ju? Ja çfarë thotë astrologia Meri Gjini

May 02
18:35 2016

 

E hënë, 2 maj. Muaj të mbarë dhe të hënë të bukur! Lëvizje të rëndësishme planetare të muajit maj janë: Hëna e re në datën  6  do të thotë çdo fillim e plan profesional ka baza të sigurta për të prodhuar dhe për t`i rezistuar kohës. Kemi Jupiterin që kthehet në lëvizje të drejtë te Virgjëresha, që shënjon fillimin e një periudhe më me fat dhe më optimiste, sidomos për shenjat e tokës: Virgjëresha, Demi dhe Bricjapi. Do të kemi gjithashtu planetin Mërkur në lëvizje në të kundërt deri në datën 23.05 që do të thotë problem me komunikimin, mungesë e qetësisë apo lodhje nervore, si dhe mungesa e argumenteve bindëse do të jenë shqetësimet e ndjeshme pothuajse te të gjithë. Nëse tregohemi të duruar dhe tolerant, muaji i  fundit  i pranverës mund të na lërë shijen e mirë të optimizmit ekonomik dhe përmirësimin e jetës sentimentale. Kemi një javë prodhuese, por që do kujdes në fund të javës. Pozicioni i vështirë i Saturnit mund të nxjerrë në plan të parë probleme të vjetra të mëdha në familje.

Etiketimet
Shperndaje