Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Seks i paparë? Këto janë çiftet e shenjave që përputhen me mirë në shtrat

Seks i paparë? Këto janë çiftet e shenjave që përputhen me mirë në shtrat
October 26
20:17 2018

Marrëdhëniet e shëndetshme kanë shumë element të rëndësishëm në to.  Një prej tyre është marrëdhënia intime dhe seksuale. Dhe të paktën një herë, sipas horoskopit duhet ta provoni me partnerin që përputheni më shumë:

DASHI- SHIGJETARI

Kur këta të dy angazhohen në marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin mund të jetë tepër argëtuese. Partneri shigjetar ka një aftësi të lindur që ta kthejë në humor pothuajse çdo gjë. Serioziteti i Shigjetarit kur bëhet fjalë për seksin e shtyn akoma më shumë të përdorë humorin e tij. Janë të dyja shenja zjarri, të dy pasionantë në mënyrën e tyre. Dhe pse një Dash mund të jetë pak i pasigurtë për aftësitë e tij në shtrat, në shumicën e rasteve Shigjetari mundet të thyejë murin e tensionit dhe të qenit strikt dhe e dërgon marrëdhënien në një zonë ku mund të relaksohen dhe të eksperimentojnë.

DEMI- PESHQIT

Të dy kanë parim kënaqësinë. Demi përfaqëson artin e dashurisë dhe sensualitetit, kurse Peshqit arrijnë në kulmet e kënaqësisë. Midis tyre në shtrat ekziston një vend i ekzaltuar, magjik dhe misterioz. Këto shenja janë të afta “të humbin” tek njëri-tjetri dhe t’i bëjnë ëndrrat realitet.

BINJAKËT- PESHORJA

Janë të dyja elemente të Ajrit dhe ky është një fillim i duhur për komunikimin dhe mirëkuptimin e tyre. Dhe kur bëhet fjalë për marrëdhëniet seksuale, kjo është gjithnjë diçka e mirë. Ata do mund të komunikojnë për çfarë i kënaq apo i shqetëson. Baza midis tyre është që kurioziteti të qëndrojë gjithnjë gjallë.

GAFORRJA- AKREPI

Një gaforre pothuajse gjithnjë kupton nevojën që një Akrep të shrehë emocionet e tij më të fshehta në shtrat. Pavarësisht se një Akrep është gjithnjë egoist, në praninë e partnerit të shenjës tjetër, largon çdo mur që ka ndërtuar dhe bëhet i ndjeshëm. Diçka duhet mbajtur mend: në shtrat ose është një shprehje totale e të gjithë ndjenjave ose asnjë ndjenjë midis tyre, por gjithnjë shkon për bukuri.

LUANI- UJORI

Imagjinoni pasionin mes këtyre dy shenjave kaq të forta. Duket si një sfidë, por është një eksperiencë e paharrueshme për të dy. Një clirim, por njëkohësisht pasionante, sensuale dhe interesante. E veçanta mes tyre është gjithnjë kërkojnë të mësojnë gjëra të reja për trupin e njëri-tjetrin.

VIRGJËRESHA- BRICJAPI

Do kënaqeni me njëri-tjetrin vetëm nëse hiqni dorë nga të qenit strikt. E bukura qëndron te thellësia e emocioneve që transmetojnë, dhe për to marrëdhëniet seksuale pa ndjenjë janë një “asgjë”. Prandaj duhet që të bini në dashuri me njëri-tjetrin si fillim, e më pas të provoni gjithçka që doni me njëri-tjetrin.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje