Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse zgjidhni gjithnjë njerëzit e gabuar? Jua tregon horoskopi

Pse zgjidhni gjithnjë njerëzit e gabuar? Jua tregon horoskopi
May 24
22:37 2019

Tashmë është e qartë që shpeshherë horoskopi dhe shenjat tregojnë shumë për karakterin tonë, por jo vetëm. Si i ndërtojmë ne marrëdhëniet në jetë? Cilat janë zakonet tona të këqija në lidhje apo njerëzit e gabuar që zgjedhim gjithnjë?

Dashi
Si një dash, je ambicioz dhe kur del me dikë duhet të jetë dikush për të cilin je i/e emocionuar ta ekspozosh në Instagram. Pra, del me njerëz që përmbushin listën: të hijshëm, të mirë në shtrat, të arrirë në punë, muskulozë apo gjithçka tjetër. Problemi është që ata janë shumë të përkushtuar në karrierë, saqë do të të lënë në momentin e parë që diçka kthehet në pengesë. Momentet emocionale kur ti ke nevojë për ta, që njëkohësisht e shpërqëndrojnë nga qëllimi i tyre në jetë, bëjnë që ai t’ju lërë.

Demi
Ideja jote e çiftit perfekt është të qëndroni rehat në shtëpi, me të mbathura, duke parë të përqafuar një serial në Netflix. Pooor, sapo nis java, ti përkushtohesh në punë dhe ndjek ëndrrat, por njerëzit me të cilët del nuk janë në të njëjtin ritëm. Kështu, ti fillosh të kuptosh që ata thjesht “parazitojnë”, asnjëherë nuk planifikojnë takime dhe gjithnjë ankohen se punon shumë.

Binjakët
Duke qenë një ndër shenjat më sociale, tërhiqesh nga njerëzit e të njëjtit rang në jetën e festave. Kur shihni një njeri karizmatik, tërheqës në mes të një grupi, që po tregon një histori të cilën 10 njerëz të dehur po e dëgjojnë me vëmendje… thjesht bini në dashuri.
Por ja ku është problemi: ka kaq shumë grupe sociale, festa dhe evente ku ata duhet të shkojnë, sa asnjëherë nuk gjejnë kohë të jenë me ty. Në momentin që ti i kërkon një fundjavë “vetëm ju të dy”, ata nuk e kuptojnë arsyen pse nuk mund të vijnë dhe miqtë e tij.

Gaforrja
Je një gaforre sensitive dhe bie shpejt në dashuri. Tërhiqesh nga njerëz pasionantë që e bëjnë kohën tuaj bashkë më të mirën e kujtimeve që ke. Por, ti ke dhe miqtë e tu, një punë apo aktivitete që të pëlqen t’i bësh vetëm. Dhe këta njerëz vendosin gjithçka në një lidhje dhe zakonisht e gjeni veten duke qenë terapisti i tyre, duke i shoqëruar dhe kur janë me shoqet dhe 24/7 mesazhe.

Luani
Dashuron që të jesh në qendër të vëmendjes dhe rrjedhimisht këdo që të vendos aty. Por po i njëjti person që të bën të ndihesh në qiell brenda një sekondi, t’i merr sërish të gjitha. Ata të bëjnë të ndihesh 100% unik, dhe tërësisht i zëvëndësueshëm, dhe ju e ktheni në qëllim jete që kjo të qëndrojë në të parën.

Virgjëresha
Në përgjithësi, ju bëni gjithçka vetë në jetë. Dhe kjo vlen dhe për marrëdhëniet që ndërtoni në jetë. Dhe personat që frekuenton zakonisht nuk kontribuojnë fare në lidhje (meqë ti i bën të gjitha). Sigurisht që ata mund të planfikojnë një darkë, apo të pastrojnë dhomën, por gjithnjë nëse i thua ti i pari. Nëse nuk ja kërkon, ata thjesht nuk bëjnë asgjë.

Peshorja
Jeni shenja më romantike dhe magjepseni dhe gjestet më të vogla. Mjafton të jenë sharmantë dhe t’ju tërheqin bisedat dhe ju filloni ëndërrimet. Ata mund t’ua tregojnë qartazi “flamurin e kuq” apo t’ju thonë se nuk janë gati për një lidhje, por ju ende vazhdoni me romancën që keni në mendje.

Akrepi
Adhuron që t’i kesh njerëzit nën kontroll dhe në momentin që vjen një person tërheqës të cilin s’arrin ta zbërthesh në detaje, marrosesh kokë e këmbë. Por pikërisht kjo gjë që të tërhoqi në fillim, kthehet në problem me kalimin e kohës. Bëhet e lodhshme kur asnjëherë nuk i ke gjërat e qarta, por duhet të kërkosh për t’i zbuluar.

Shigjetari
Si një Shigjetar, e adhuron aventurën dhe partneri yt duhet të jetë njësoj. Por ndërkohë që ti nuk e ke problem të përkushtohesh në lidhje, ata janë aventurierë dhe në këtë aspekt. Menjëherë kur fillon krijon ndjenja apo i kërkon diçka nga marrëdhënia juaj, ata frikësohen dhe vrapojnë të personi tjetër apo aventura e radhës.

Bricjapi
Tërhiqesh nga njerëz që të sfidojnë, apo i sheh si konkurrentë. Nga njëra anë do t’i tregosh që je më i zgjuar dhe më i mirë në çdo aspekt dhe nga ana tjetër, e adhuron ambicien e tyre. Pra jeta juaj bashkë do të ishte e mbushur me sfida dhe gara. Kjo nuk përfundon shumë mirë.

Ujori
Si një shenjë humanitare, tërhiqesh nga persona që ndajnë të njëjtat vlera me ty dhe luftojnë për to me pasion. Por ku shkon keq? Duke treguar arritjet e tyre, ju bëjnë të ndiheni keq apo sikur nuk po bëni mjaftueshëm. Ju thonë vazhdimisht që s’jeni e plotësuar sepse s’keni parë këtë apo s’keni lexuar atë.

Peshqit
Artistët. Si një shenjë kreative dhe e ndjeshme, tërhiqesh gjithnjë nga artistë. Por edhe pse i mbështesni kur arrijnë sukses, nuk mund të përballoni ndryshimet e tyre të shumta në humor, kur as nuk përpiqen ta rregullojnë. Dhe pse mund të keni probleme financiare, as që e vrasin mendjen për të filluar një punë me kohë të plotë. Kështu e gjithë barra ju bie ju.
/Blitz.al/

Komento
Shperndaje