Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Po planifikoni udhëtimin tuaj të radhës? Hidhini një sy horoskopit…

Po planifikoni udhëtimin tuaj të radhës? Hidhini një sy horoskopit…
November 25
19:29 2016

Edhe nëse jeni ndjekës të rregullt të horoskopit, por edhe nëse jo, ka diçka të veçantë te parashikimet astrologjike që na bëjnë mjaft kuriozë. Ideja se ndoshta yjet kanë një përgjigje për të ardhmen tonë – karrierën, lidhjet apo qoftë edhe destinacionin e radhës – është mjaft interesante.

Ndaj sot kemi vendosur që t’ju dërgojmë virtualisht në destinacionin që do t’i shkonte më shumë për shtat shenjës suaj të horoskopit, ndërkohë që nëse vërtet horoskopi ju ka treguar të vërtetën mos ngurroni, bëni valixhet gati dhe pushime të mbara!

DASHI

dashi

KALIFORNI – sepse jeni kuriozë, energjikë dhe impulsivë. Ju pëlqeni sfidat që kanë të bëjnë me aktivitetin fizik dhe e shijoni kohën që shpenzoni jashtë dyerve të shtëpisë.

DEMI

demi

GRANADA, SPANJË – sepse thellë brenda vetes ju jeni shumë romantikë dhe do të pëlqenit të kalonit kohë duke gatuar, duke u marrë me lulet dhe duke shijuar kohën me ata që doni më së shumti.

BINJAKËT

binjaket

TULUM, MEKSIKË – sepse ju jeni kuriozë dhe dëshironi të flisni gjithë kohës. Mësoni dhe përshtateni shpejt me ambientin dhe mund të eksploroni vende të reja.

GAFORRJA

gaforrja

LISBONË, PORTUGALI – sepse ju keni shpirt artistik dhe jeni shumë ëndërrimtarë. Merrni me vete shokët e ngushtë dhe kaloni mirë!

LUANI

luani

ÇIKAGO, ILLINOIS – sepse ju i adhuroni pushimet. Ju e pëlqeni artin, teatrin dhe vendet që kthehen në qendër të vëmendjes, ashtu sikurse ju.

VIRGJËRESHA

virgjeresha

LAUTERBRUNNEN, ZVICËR – sepse ju pëlqeni pushimet që ju japin relaks të plotë. Ju pëlqeni natyrën, ushqimin e shëndetshëm dhe pastërtinë absolute.

PESHORJA

peshorja

SIDNEI, AUSTRALI – sepse ju jeni intelektual në shpirt, keni mendjen e hapur dhe shumë diplomat. Ju pëlqeni të ndani eksperiencat tuaja me të tjerët dhe të adhuroni bukurinë natyrore.

AKREPI

akrep

BURANO, ITALI – sepse ju jeni të guximshëm, pasionant dhe të sinqertë njësoj si arkitektura e këtij vendi.

SHIGJETARI

shigjetari

MADAGASKAR, AFRIKË – sepse ju jeni kuriozë, energjikë dhe njerëz që kërkoni aventurën dhe të shijoni lirinë.

BRICJAPI

bricjapi

JASPER NATIONAL PARK, KANADA – sepse ju jeni shumë i/e orientuar te pushimet familjare. Ju jeni njerëz praktikë, por me disiplinë.

UJORI

ujori

ABU DHABI, EMIRATET E BASHKUARA ARABE – sepse ju pëlqeni kreativitetin dhe aventurat natyrale, si dhe pëlqeni të jeni të pavarur edhe në udhëtime.

PESHQIT

peshqit

MARRAKECH, MAROK – sepse ju jeni artistë dhe njerëz me shumë intuitë, çka ju bën të pëlqeni eksplorimin duke reflektuar mbi historinë dhe duke e parë atë me sy kritik.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje