Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Për ju që keni humbur shpresën tek shenjat tona të zodiakut, ju tregojmë ç’rezervon për këtë vit horoskopi kinez 

Për ju që keni humbur shpresën tek shenjat tona të zodiakut, ju tregojmë ç’rezervon për këtë vit horoskopi kinez 
February 18
11:27 2018

Tashmë edhe në Kinë është festuar Viti i Ri e mund të flasim për horoskpin e vitit 2018 që për kinezët, siç mund ta dini është disi i veçantë. Ata nuk e ndajnë vitin në shenjat e zodiakut por për çdo vit e përshtasin në bazë të hartës yjore me një nga kafshët të cilët ata i përdorin edhe si shenja të horoskopit. Ky i fundit nuk bazohet me muaj por me vite.

Viti 2018, në horoskopin kinez i përket pikërisht shenjës së qenit. Ky do të jetë një vit i mirë përsa i përket iniciativave të reja dhe parave por nga ana tjetër nuk do të jetë një vit i mirë përsa i përket shëndetit. Të gjithë shenjat duhet ti kushtojnë tëndësi të veçantë shëntetit duke filluar nga të ushqyerit shëndetshëm e deri tek heqja e zakoneve të cilat s’janë të mira për trupin tuaj siç mund të jetë largimi i duhanit apo alkoolit.

Nëse ende nuk e dini se cila shenjë jeni në horoskpin kinez, jua tregojmë më poshtë listën:

• Miu: 2008, 1996, 1984, 1972, 1960

• Demi: 2009, 1997, 1985, 1973, 1961

• Tigri: 2010, 1998, 1986, 1974, 1962

• Lepuri: 2011, 1999, 1987, 1975, 1963

• Dragoi: 2012, 2000, 1988, 1976, 1964

• Gjarpëri: 2013, 2001, 1989, 1977, 1965

• Kali: 2014, 2002, 1990, 1978, 1966

• Dhia: 2015, 2003, 1991, 1979, 1967

• Majmuni: 2016, 2004, 1992, 1980, 1968

• Gjeli: 2017, 2005, 1993, 1981, 1969

• Qeni: 2006, 1994, 1982, 1970, 1958

• Derri: 2007, 1995, 1983, 1971, 1959

Parashikimi i këtij viti për secilën shenjë:

MIU – Aspak vit i keq por do të kesh ndryshime të mëdha. Kjo do ju bëjë të ndërroni tërësisht ritmin e jetës nga ai aktuali.

DEMI – Nëse doni që të keni një vit të mirë përpara, duhet me patjetër që t’ja nisni nga kursimet sa më shpejtë të jetë e mundur.

TIGRI – Yjet janë me ty. Do të gjeni dashurinë, do të keni fat në karrierë dhe biznes. Le të themi se këtë vit ju jeni më të fituarit.

LEPURI – Kini kujdes përsa i përket karrierës këtë vit sepse do ju efektojë si pozitivisht ashtu edhe negativisht në shëndetin tuaj çka do të jetë një nga pikat kyçe përgjatë gjthë muajve.

DRAGOI – Me shëndetin do të jeni mirë por duke qenë se po kaloni një jetë shumë të zënë dhe shumë të stresuar këtë vit duhet të mendoni pak për shëndetin e mendjes. Ju rekomandojmë joga ose pushime të gjata në bregdet.

GJARPëRI – Bëhuni gati për një vit të shkëlqyer, kapni çdo shans që ju vjen.

KALI – Përfitoni sa më shumë nga mundësitë që do ju dalin përpara dhe mos thoni “jo” për asnjë arsye.

DHIA – Nëse doni që të keni arritje këtë vit, nuk duhet të jeni më përtace si vitin që kaloi. Të mirat ju shkojnë vetëm atyre që punojnë fort!

MAJMUNI – Keni shumë punë për të bërë ndaj dhe do të keni një vit të lodhshëm por duke qenë se jeni tip mjaft organizativ në fund do merrni gjithçka ju duhet.

GJELI – Nëse bëni zgjedhjet e duhura ky vit do të jetë vërtet magjik, nëse i anashkaloni ato me siguri do jetë një nga vitet më të dobëta për ju.

QENI – është viti i juaj, por duhet të keni gjithsesi shumë kujdes ndaj çfarë dëshironi dhe çfarë kërkoni nga jeta. Qendroni me këmbë në tokë dhe mos jini gjykues i keq i vetes.

DERRI – Do jetë një vit i lumtur në përgjithësi, vetëm përpiquni të jeni të lumtur edhe me trupin tuaj duke u stërvitur siç duhet.

Komento
Shperndaje