Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Parashikimi për 2017-n: Kjo do të jetë ngjyra juaj me fat sipas shenjës së horoskopit

Parashikimi për 2017-n: Kjo do të jetë ngjyra juaj me fat sipas shenjës së horoskopit
November 27
12:10 2016

Çdo vit që vjen sigurisht ka shpresa të reja, dëshira për realizime ëndrrash dhe na bën shumë kuriozë për të ardhmen që na pret. Duke filluar nga karriera, te familja dhe mirëqenia, ne me zor presim për çdo vit të lexojmë horoskopin e ri, në mënyrë që të shikojmë se ku do të gjendemi pak a shumë. Këtë herë kemi vendosur që për sa i përket 2017-s t’ju zbulojmë se cila do të jetë ngjyra juaj me fat për vitin që vjen. Mos ngurroni të visheni në këtë ngjyrë edhe natën e ndërrimit të viteve, do t’ju sjellë fat!

DASHI

dashi

Ngjyrat e kuqe dhe rozë do të jenë tuajat vitin që vjen. Por mos lini pas edhe jeshilen, të bardhën dhe të verdhën, sepse janë në sferën e fatit për ju. Mendoni që të kuqen ta vishni çdo të martë, do të jetë ogur i mirë!

DEMI

demi

Duke u udhëhequr nga Venusi, Demi do të ketë fat ngjyrën blu, jeshile dhe turkez. Gjithashtu të premteve ju sugjerojmë të visheni më ngjyrë rozë për të kaluar ditë pozitive!

BINJAKËT

binjaket

Udhëhequr nga Mërkuri, vitin që vjen fokusohuni tek e bardha. Gjithashtu edhe ngjyra e argjendit dhe e verdha do të duken mjaft mire te ju. Të mërkurave vishuni me jeshile, do të shkëlqeni!

GAFORRJA

gaforrja

Influencuar nga Hëna, shenja juaj do të jetë me fat nëse përdor ngjyrën e perlës dhe jeshilen e ndritshme. Të hënave vishuni me rroba që kanë bazë të bardhën, por mund të jenë ngjyrë pana, kremi apo perle.

LUANI

luani

Duke qenë se ju udhëhiqeni nga Dielli, e kuqja e ndezur dhe portokallia janë ngjyrat tuaja të përhershme. Edhe këtë vit do të ndiheni mjaft mirë me to. Megjithatë edhe ngjyra e bakrit do të jetë me mjaft fat për ju. Të dielave, ndriçoni me ngjyrë ari!

VIRGJËRESHA

virgjeresha

Të influencuar nga Mërkuri, ju do të ndiheni komode me ngjyrat e një pjeshke. E kuqe, e verdhë, pak jeshile. Një përzierje e tyre do t’ju bëjë të dukeni e mahnitshme. Të mërkurave përdorni jeshilen.

PESHORJA

peshorja

Duke qenë se këtë vit do të udhëhiqeni nga Venusi, zgjidhni ngjyra më unike. Bluja mbretërore, si dhe nuancat e lejlasë do t’ju bëjnë të turbulloni çdokënd që shihni. Të premteve ndihuni e bukur me të bardhë.

AKREPI

akrepi

Duke qenë se Marsi është muza juaj, nuancat e kafesë, të kuqes dhe grisë do të jenë tuajat për këtë vit që vjen. Ndihuni më speciale me ngjyrë të kuqe të thellë të martave.

SHIGJETARI

shigjetari

Këtë vit, Shigjetari do të duket mjaft mirë me lejla dhe blu. Megjithatë mund ta thyeni paksa këtë rregull çdo të martë duke veshur të verdhë.

BRICJAPI

bricjapi

Duke u udhëhequr nga Saturni, ju do të ndiheni mirë me nuancat e të zezës, grisë dhe ngjyrat e tokës në përgjithësi. Megjithatë qëndroni besnikë ndaj të zezës kur vjen fjala për të shtunat.

UJORI

ujori

Ujori do të jetë më tepër i prirur ndaj ngjyrave fosforeshente. Nëse mundeni, kombinojini ato me të kuqen. Të shtunave qëndroni te lejlaja.

PESHQIT

peshqit

Lejlaja, turkezi dhe jeshilja e thellë do të jenë ngjyrat tuaja vitin që vjen. Megjithatë thyejeni rregullin me të verdhë të ndezur çdo të enjte.

 

Komento
Shperndaje