Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Parashikimi i javës nga astrologia Meri Gjini

June 07
03:34 2016

 

Java 06/06-12/06/2016

Muaj Ramazani  të  mbarë  e të gëzuar për të gjithë besimtarët myslimanë!

Javë të bukur për të gjithë! Nisim një javë me Hënë të Re te Binjakët nga dita e djeshme. Hënë e rëndësishme ndryshimesh, lëvizjesh, me komunikim më të qartë, si dhe plot emocione të bukura njerëzore. Duke nisur nga dita e sotme, çështje që i përkasin shtëpisë, dashurisë, trupit e shëndetit do të jenë prioritet i javës. Më shumë kontakte e lëvizje, me më shumë biseda të mira, si dhe javë e mirë edhe për çështje provimesh për studentët që kanë testime në këtë javë, por edhe më gjatë (të dielën e ardhshme bashkohet edhe Mërkuri me Diellin dhe Venusin te Binjakët e fati për testime do të vijë duke u shtuar edhe javës tjetër).

Sot në mbrëmje  bashkohet Venusi me Diellin duke lehtësuar shumë raportet personale e duke favorizuar periudhën edhe për njohje të reja. Kini kujdes vetëm të enjten në mbrëmje (rreth orës  18-21) sepse bisedat mund të dalin nga kontrolli dhe kujdes të madhe dhe në lëvizjet tona (Marsi në të kundërt me Mërkurin).

Shperndaje